Hapet Thirrja për Bursa për stafin akademik të UMT, në Programin Erasmus +, në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Iașit, Rumani

Universiteti Metropolitan Tirana falë angazhimit të tij në programin Erasmus + dhe bashkëpunimit me Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Iașit, në Rumani hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik për mësimdhënie.


Niveli i mobilitetit:
-Mobilitet për mësimdhënie;

Kush mund të aplikojë:
Mund të aplikojnë stafi akademik i brendshëm në Fakultetin e Inxhinierisë Kompjuterike dhe IT si edhe stafi akademik në Fakultetin e Ekonomisë.

Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë (plus 2 ditë udhëtim) dhe përfshin 8 orë mësimdhënie në gjuhën angleze.

Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor sipas programit Erasmus +, 140 euro në ditë;
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes…

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • – Kopje e pasaportës;
  • – CV dhe listë e publikimeve (në gjuhën angleze);
  • – Vërtetim punësimi (në gjuhën angleze);
  • – Plani i mobilitetit për mësimdhënie;

Formati i planit të mobilitetit mund të shkarkohet në adresën: https://www.uaic.ro/en/international/erasmus-programme-with-partner-countries/forms/

Për më shumë lidhur me plotësimin e dokumentit të planit të mobilitetit referohuni udhëzuesit të mobilitetit në adresën: https://umt.edu.al/udhezues-mb…

Afati për aplikim: 20 Nëntor 2020

Për të aplikuar ju lutemi të dorëzoni dokumentet të skanuara me e-mail në adresën eelmazi@umt.edu.al ose dorazi në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin Metropolitan Tirana. Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: eelmazi@umt.edu.al

UMT ju uron suksese në aplikimin tuaj!