E-Shërbime

Studentë Ndërkombëtarë

Universiteti Metropolitan Tirana mirëpret studentët ndërkombëtarë çdo vit akademik përmes procesit standard të regjistrimit. Studentët ndërkombëtarë janë të kualifikuar të aplikojnë për regjistrim në të gjitha programet akademike që ofrohen në gjuhën angleze. Çdo student ndërkombëtar duhet të plotësojë kriteret e pranimit, të ndjekë procedurat dhe të paraqesë dokumentacionin nevojshëm të parashtruar si më poshtë. 

Vizitoni umt.edu.al

Plotësoni formularin e aplikimit  

Kontaktoni Zyrën e Pranimit për të ndjekur procedurat formale

Email: admissions@umt.edu.al

Kriteret:

Përfundimi i Shkollës së Mesme

Studentët aplikant duhet të kenë përfunduar shkollën e mesme dhe të jenë të pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të këtij niveli të arsimit.

Regjistrimi

Studentët aplikant nuk duhet të jenë të regjistruar në një program studimi tjetër brenda ose jashtë Republikës së Shqipërisë.

Nota mesatare

Studentët aplikant duhet të kenë një mesatare të lartë të shkollës së mesme të paktën 6.5 nga 10 ose ekuivalentin e saj.

Niveli i Anglishtes

Studentët aplikant duhet të disponojnë dëshmi të aftësisë së tyre në gjuhën angleze në nivelin “B1” sipas CEFR përmes një nga provimet e mëposhtme: Cambridge, TOEFL në letër, TOEFL në internet, IELTS, TOEIC, ose APTIS.

Studentët që kanë përfunduar studimet e tyre në një shkollë të mesme ku mësimi zhvillohet tërësisht në anglisht janë të përjashtuar nga kjo kërkesë.

Dokumentet e kërkuara para regjistrimit

  1.  Formulari i aplikimit
  2.  Deklarata
  3.  Diplomë e noterizuar të shkollës së mesme;
  4.  Transkripti i notave i noterizuar te notave të shkollës së mesme;
  5. Rezultatet e provimeve të maturës (Nëse këto provime aplikohen në shtetin e aplikantit);
  6.  Për programet e studimit Master Shkencor, studentët aplikant duhet të disponojnë diplomë të noterizuar të universitetit dhe transkriptin e notave;
  7.  Kopje e Pasaportës;
  8.  2 fotografi;
  9.  Certifikatë e aftësisë në anglisht që dëshmon nivelin “B1” në njërën nga provimet e mëposhtme: Cambridge, TOEFL, IELTS, TOEIC, ose APTIS (nëse studenti aplikant nuk e ka në momentin e aplikimit, afati për dorëzimin e saj është para marrjes së letërkëmbimit të pranimit);
  10.  Mandati i pagesës së regjistrimit.
 

Studentët duhet të aplikojnë për vizën e tyre bazuar në regjimin e vizave për shtetasit e huaj të lëshuar nga Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme.

Studentët aplikant mund të aplikojnë përmes e-Visa i cili është një sistem aplikimi online i ndërtuar nga qeveria shqiptare për të filtruar udhëtarët që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë.

Studentët aplikant kanë akses të plotë në sistemin e aplikimit e-Visa. Duhet të plotësojnë procesin e e-Visa para udhëtimit në Shqipëri me avion, tokë ose det.
https://e-visa.al/apply 

Viza për qëllime studimi (D)

  1.  Formulari i aplikimit për vizë, i plotësuar nga aplikanti, i cili gjenerohet online pa pagesë (formulari plotësohet online gjatë aplikimit dhe gjenerohet e shkarkohet nga sistemi);
  2.  Fotografia e aplikantit, përmasa 47 mm x 36 mm;
  3.  Fotokopja e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit;
  4.  Deklarata sipas përcaktimeve ligjore, ku të shprehet pëlqimi i prindit ose i kujdestarit ligjor sipas legjislacionit në fuqi për udhëtimin e të miturit;
  5. Ftesa e nënshkruar nga ana e ftuesit;
  6.  Dokumenti që vërteton regjistrimin/pranimin në një institucion arsimor shqiptar;
  7.  Dëshmia financiare, që vërteton mbulimin e shpenzimeve të jetesës dhe të shkollimit;
  8. Certifikata që provon njohjen e gjuhës, me të cilën kërkuesi i vizës do të kryejë studimet. Prova e njohjes së gjuhës mund të verifikohet edhe me intervistë nga i ngarkuari me çështjet konsullore në ambasadë ose konsullatë;
  9. Dokumenti që vërteton akomodimin në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  10. Dokumentet që provojnë statusin juridik të subjektit ftues;
  11. Leje qëndrimi mbi 12 muaj nga vendi ku jeni rezident, me vlefshmëri të paktën 3 muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar;
  12.  Vërtetim të plotë bankar që tregon lëvizjen e parave (hyrjen dhe daljen) nga llogaria juaj për 12 muajt e fundit.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.