PROJEKTET
DHE R&D

Kërkimi dhe Zhvillimi (R&D) përbën një shtyllë thelbësore për Universitetin Metropolitan Tirana. Ai mundëson krijimin e njohurive të reja, zhvillimin e teknologjive inovative dhe forcimin e lidhjeve me industrinë dhe aktorët socio-ekonomikë. Përmes R&D-së, studentët formohen në kontakt të drejtpërdrejtë me problematika reale dhe me zhvillimet më të fundit shkencore, çka përmirëson aftësinë e tyre për inovacion dhe rrit mundësitë për punësim. Kërkimi shkencor kontribuon gjithashtu në rritjen e reputacionit kombëtar dhe ndërkombëtar të institucionit, duke nxitur njëkohësisht krijimin e partneriteteve, projekteve bashkëpunuese dhe sigurimin e financimeve konkurruese.