E-Shërbime

StartUp City

“StartUp City” është vendi ku studentët dhe të rinjtë mund t’i zhvillojnë idetë e tyre të biznesit, duke i prezantuar përballe një jurie prestigjioze. Ky kompeticion synon të ndihmojë të gjithë të rinjtë novator me shpirt sipërmarrës që të realizojnë dhe prezantojnë idetë e tyre të biznesit.“Start Up City” shton vlerë në ekosistemin e sipërmarrjes duke ndihmuar startup-et të rriten dhe të pozicionohen në treg.

 

Kush mund të aplikojë?

Çdokush që ka një IDE novatore biznesi, nga të rinjtë e çdo moshe në Shqipëri, Kosovë dhe rajon. Për çdo sipërmarrës aspirant,
Konkursi StartUp City është një mundësi kyçe për ta kthyer ëndrrën e tyre në realitet. Për më shumë informacion vizitoni www.startupcity.al

Procesi i aplikimit

Për t’u bërë pjesë e StartUp City, aplikantët duhet të dorëzojnë një prezantim PowerPoint në gjuhën shqipe dhe angleze, i cili duhet të përmbajë:

  • Problemi – Çfarë problemi po zgjidhni apo çfarë nevoje po përmbushni?
  • Zgjidhja – Përshkrim i shkurtër i produktit apo shërbimit
  • Tregu– madhësia e tregut
  • Konkurenca – pozicionimi përballë konkurentëve
  • Modeli financiar i biznesit – Si do gjenerohet fitim? Struktura e kostos dhe rrjedhat e të ardhurave
  • Ekipi – Skuadra dhe rolet e tyre
  • Roadmap – Plani për të ardhmen
  • Call to Action – Çfarë nevoje keni?

Prezantimi në PowerPoint duhet dërguar në adresën e email startupcity@umt.edu.al

Partnerë zyrtarë Start-Up City

Network partners

Organizuar nga

Previous editions of StartUp City

StartUp City 6

Fituesit

Aktiv
Më shumë

StartUp City 5

Fituesit

Vëndi i parë: “LabNexus”
Vëndi i dytë:“Trinetix”
Vëndi i tretë: “KERKO”
Më shumë

StartUp City 4

Fituesit

Vëndi i parë: “UNO”
Vëndi i dytë: “Student Life”
Vëndi i tretë: “Diversi8”
Më shumë

StartUp City 1

Fituesit

Vëndi i parë: “Salvia Ice Tea”
Vëndi i dytë: “Mark”
Vëndi i tretë: “Eco pack design”
Më shumë

StartUp City 2

Fituesit

Vëndi i parë: “Concept Marketing”
Vëndi i dytë: “Student Life”
Vëndi i tretë: “Diversi8”
Më shumë

StartUp City 3

Fituesit

Vëndi i parë: “TBot”
Vëndi i dytë: “Romix”
Vëndi i tretë: “BioTech Agriculture”
Më shumë

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.