SHKOLLA E DOKTORATURËS

Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës

Programi i ciklit të tretë në “Arkitekturë e ndërtime të qëndrueshme dhe përmirësimi i standardeve mjedisore”, ofruar nga Fakulteti i Inxhinerisë dhe Arkitekturës. Kandidatët që do të ndjekin programin doktoral do të kenë mundësinë të zhvillojnë aktivitetin e tyre kërkimor me mbështetjen e kolegëve nderkombetare të universiteteve italiane të Politecnico di Torino dhe Politecnico di Bari.

Objektivat e programit

Programi i doktoraturës ka për qëllim thellimin e njohurive teorike dhe zhvillimin e kompetencave kërkimore në fushën e Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit. Studimet doktorale ndërtohen mbi kërkimin shkencor të pavarur dhe veprimtarinë krijuese akademike, duke krijuar kushtet për përgatitjen e tezës së doktoraturës (disertacionit), të nevojshme për fitimin e gradës shkencore “Doktor”. Nëpërmjet këtij programi, doktorantët aftësohen për të zhvilluar kërkim shkencor të avancuar, për të propozuar zgjidhje inovative dhe për të kontribuar në zhvillimin e arkitekturës dhe inxhinierisë së ndërtimit të qëndrueshëm në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Programi integron aspektet teorike, eksperimentale dhe aplikative të arkitekturës dhe inxhinierisë së ndërtimit, duke u fokusuar në zhvillimin e metodave dhe sistemeve të qëndrueshme të orientuara drejt problematikave reale.

Bashkëpunimi Ndërkombëtar dhe Udhëheqja Shkencore

Një komponent i rëndësishëm i programit është dimensioni i tij ndërkombëtar. Programi zhvillohet në bashkëpunim me universitete dhe qendra kërkimore partnere në Evropë, përfshirë universitete evropiane. Këto bashkëpunime krijojnë mundësi për bashkëudhëheqje doktoraturash, zhvillim të projekteve të përbashkëta kërkimore dhe realizim të diplomave të dyfishta ose të përbashkëta. Doktorantët kanë mundësinë të zhvillojnë një pjesë të aktivitetit të tyre kërkimor pranë institucioneve partnere ndërkombëtare, duke u integruar në laboratorë kërkimorë dhe rrjete akademike të avancuara. Udhëheqësit akademikë dhe bashkëudhëheqësit ndërkombëtarë angazhohen në mbështetjen shkencore të doktorantëve dhe në orientimin e tyre drejt kërkimit me impakt te larte kombetar dhe ndërkombëtar.

Fushat e aplikimit

1. Arkitekturë dhe Ndërtime të qëndrueshme

3. Sisteme Inteligjente Transporti

2.  Materiale dhe Struktura të reja.

4. Inxhinieri e Avancuar e Tërmetit.

Fushat e kërkimit

➤ PhD në “Arkitekturë e ndërtime të qëndrueshme dhe përmirësim i standardeve mjedisore”

Programi i ciklit të tretë në Arkitekturë e ndërtime të qëndrueshme ofrohet nga Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës në Universitetin Metropolitan Tirana (UMT) dhe synon formimin e studiuesve dhe ekspertëve të aftë për të kontribuar në zhvillimin shkencor, teknologjik dhe inovativ në fushën e arkitekturës dhe ndërtimit të qëndrueshëm.

➤ Shkolla e Doktoraturës në Arkitekturë e ndërtime të qëndrueshme

Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës (FIA) në Universitetin Metropolitan Tirana (UMT), që prej gushtit 2026, është licencuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për ofrimin e programit të doktoraturës në fushën e arkitekturës dhe ndërtimit të qëndrueshëm. Ky program është ndërtuar mbi eksperiencën akademike dhe shkencore të stafit të UMT-së, si dhe mbi bashkëpunimin me institucione shqiptare, rajonale e evropiane të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Shkolla e Doktoraturës synon të krijojë një mjedis modern dhe ndërkombëtar kërkimi, të orientuar drejt zhvillimit të standarteve të larta të projektimit, inovacionit dhe transferimit të njohurive në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe shoqërisë. Programi mbështet zhvillimin e kërkimit shkencor të avancuar dhe integrimin e doktorantëve në rrjete akademike dhe profesionale ndërkombëtare.

Programi dhe Struktura Akademike

Programi i doktoraturës në “Arkitekturë e ndërtime të qëndrueshme dhe përmirësimi i standardeve mjedisore” është konceptuar si një program elitar kërkimor, i orientuar drejt përgatitjes së studiuesve dhe ekspertëve të nivelit të lartë në fushat më të avancuara të arkitekturës, ndërtimit, dhe sistemeve të qëndrueshme. Në këtë program pranohen kandidatë me rezultate shumë të larta akademike dhe me potencial të spikatur kërkimor, të cilët kanë përfunduar studimet universitare në fusha të lidhura me ndërtimin, arkitekturën dhe urbanistikën.

Shkolla e Doktoraturës synon të tërheqë studentët më të dalluar, të diplomuar jo vetëm në Universitetin Metropolitan Tirana, por edhe në universitetet më të njohura shqiptare dhe në universitete prestigjioze të huaja. Përzgjedhja e kandidatëve bazohet në ekselencën akademike, rezultatet e arritura gjatë studimeve Bachelor dhe Master, aftësitë analitike dhe motivimin për t’u angazhuar në kërkim shkencor të avancuar. Studimet organizohen mbi plane individuale kërkimi dhe zhvillohen në një mjedis akademik që promovon autonominë shkencore, mendimin kritik, inovacionin dhe bashkëpunimin ndërdisiplinor. Doktorantët përfshihen aktivisht në seminare shkencore, publikime akademike, projekte kërkimore dhe aktivitete ndërkombëtare mobiliteti, duke u integruar gradualisht në komunitetin ndërkombëtar të kërkimit shkencor në fushën e arkitekturës dhe ndërtimit të qëndrueshëm.

Kriteret e aplikimit

Studentët duhet të kenë përfunduar studimet e larta në fushën e kërkuar dhe të zotërojnë një diplomë të nivelit të dytë, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose diplomë sipas sistemit të vjetër të (DIND).

Mesatare mbi 8 në studimet e ciklit të parë dhe të dytë, përjashtuar raste të veçanta të gjykuara nga komisionet përkatëse për dhënien e gradës shkencore “Doktor”.

Dëshmi zotërimi të paktën të gjuhës angleze, niveli B2, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Rekomandime nga persona që gëzojnë titull shkencor dhe njohin aftësitë akademike e profesionale të kandidatit.

Demonstrim dhe zbatim i standardeve më të larta shkencore dhe etike gjatë gjithë periudhës së kërkimit dhe jo vetem.

Dosja personale e aplikimit

Aplikanti dorëzon në sekretarinë mësimore një dosje që përmban dokumentet e mëposhtme. Të gjitha kopjet duhet të jenë të noterizuara aty ku kërkohet.

  1.  CV-ja e plotë e kandidatit
  2.  Kopje e noterizuar e diplomave dhe listave të notave (cikli I, II ose i integruar). Diplomat e huaja shoqërohen me ekuivalentim nga MAS.
  3.  Fotokopje e kartës së identitetit / pasaportës
  4.  2 (dy) fotografi
  5.  Dy rekomandime nga personeli akademik me titull “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”
  6.  Dëshmi e gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar)
  7.  Dëshmi për kualifikime, trajnime, artikuj shkencorë ose pjesëmarrje në konferenca
  8.  Vërtetim nga qendra e punës
  9.  Vetëdeklarim për zbatimin e standardeve shkencore dhe etike

APLIKIMI

Dorëzo aplikimin tënd

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në adresën zyrtare të Shkollës së Doktoraturës.

Përgjigje brenda 10 ditëve pune