DEKANËT

Prof. Dr. Petraq Milo – Dekan i Fakultetit të Ekonomisë


Prof. Dr. Petraq Milo është një akademik dhe ekspert i njohur ndërkombëtarisht në fushën e financave publike, politikave fiskale dhe reformave makroekonomike, me mbi 30 vite eksperiencë profesionale në administratën publike, organizata ndërkombëtare dhe arsimin e lartë. Ai zotëron gradën “Doktor i Shkencave” në Ekonomi nga CERDI – Université d’Auvergne, Francë, ku ka kryer gjithashtu studimet pasuniversitare në Menaxhimin e Financave Publike.

Gjatë karrierës së tij, Prof. Dr. Milo ka mbajtur pozicione të rëndësishme drejtuese dhe këshillimore në Shqipëri, Kosovë dhe institucione ndërkombëtare. Ai ka shërbyer si Këshilltar i Kryeministrit dhe më pas i Presidentit të Republikës së Shqipërisë për financat publike dhe politikën monetare, duke kontribuar në hartimin dhe zbatimin e reformave fiskale, kuadrit afatmesëm të buxhetit dhe politikave të integrimit europian. Gjithashtu, ka drejtuar struktura kyçe në Ministrinë e Financave të Shqipërisë dhe në administratën fiskale të Kosovës nën UNMIK dhe Bashkimin Europian.

Në fushën akademike, Prof. Dr. Milo është lektor në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës dhe në universitete të tjera ndërkombëtare, ku ligjëron në programet Bachelor dhe Master në lëndë si financat publike, menaxhimi financiar publik dhe tatimet. Aktiviteti i tij akademik karakterizohet nga ndërthurja e teorisë me praktikat bashkëkohore ndërkombëtare dhe studimet e rasteve reale në sektorin publik.

Ai ka kontribuar si ekspert në një sërë projektesh të financuara nga Bashkimi Europian, Banka Botërore, GIZ dhe organizata të tjera ndërkombëtare, të fokusuara në reformimin e sistemeve të financave publike, decentralizimin fiskal dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në Shqipëri, Kosovë dhe vende të Europës Juglindore.

Prof. Dr. Petraq Milo ka mbajtur gjithashtu funksione të rëndësishme në borde drejtuese dhe institucione financiare, përfshirë Bankën e Shqipërisë, INSIG, IFIS Albania dhe IFIS Kosovo. Fushat e tij të ekspertizës dhe kërkimit përfshijnë financat publike, politikat fiskale, makroekonominë, menaxhimin buxhetor, decentralizimin fiskal dhe reformat e administrimit publik.

Prof. Dr. Petraq Milo – Dekan i Fakultetit të Ekonomisë
Prof. Asoc. Dr. Ligor Nikolla

Prof. Asoc. Dr. Ligor Nikolla – Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT


Prof. Asoc. Dr. Ligor Nikolla është diplomuar fillimisht në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, duke marrë titullin “Matematikan”, për të vijuar më pas studimet e avancuara master në “Pierre and Marie Curie University”, Paris 6 në Francë në vitet 1984-1985. Po ashtu në Francë ka kryer edhe studimet doktorale në “Joseph Fourier University”, Grenoble I, në fushën e matematikës. Profesor Nikolla e ka nisur karrierën akademike në vitin 1991 në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Departamentin e Matematikës dhe Informatikës. Më pas ka mbajtur pozicione si Përgjegjës i Departamentit të Mësimdhënies në Distancë, Zëvëndës Dekan i Fakultetit të Formimit të Përgjithshem në vitet 2007-2009; Përgjegjës i Departamentit të Inxhinierisë Matematike në vitet 2009-2014; Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Matematikë dhe Inxhinierisë Fizike në UPT në vitet 2014-2020 dhe prej vitit 2021 mban pozicionin e Dekanit të Shkencave Kompjuterike dhe IT në Universitetin Metropolitan Tirana. Eshtë autor dhe bashkeautor i më shumë se dymbëdhjete teksteve akademike dhe programeve mësimore në fushen e Inxhinierisë Matematike, Inxhinierise Elektrike, matematikës së aplikuar etj. Fushat e tij të interesit përfshijnë analizën spektrale dhe filtrat numerike, metodat e valëzës, operatoret e Schrodinger.

Prof. Dr. Agim Selenica – Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës


Prof. Dr. Agim Selenica perfundoi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Fizikë 5 vjeçare (1969), u emërua kërkues shkencor (1970) dhe më pas përgjegjës i Departamentit të Hidrologjise (1992) në Institutin Hidrometeorologjik të Akademisë së Shkencave. Gjatë kësaj kohe, përveç detyrave kryesore funksionale për rehabilitimin dhe modernizimin e Rrjetit Hidrologjik, ai kreu një sërë studimesh, monografish dhe botoi një sërë artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë shtetit. Në vitin 1980 ai kreu specializimin pasuniversitar në Lozane të Zvicrës në fushën e Hidrologjisë Inxhinierike dhe në 1993-1994 kursin pas universitar në IHE Delft-Hollandë për Menaxhimin e Burimeve Ujore. Gjatë kësaj kohe ai ka qenë anëtar i Komisionit të Hidrologjisë të Organizatës Botërore të Hidrologjisë dhe pjesëtar i një sërë projektesh kombëtare dhe ndërkombetare si MED-HYCOS, BALËOIS, SEADATANET etj. Në vitin 2003, Prof. Dr. Selenica filloi punën si pedagog dhe më pas si Përgjegjës i Departamentit të Hidraulikës dhe Hidroteknikës, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, detyrë që e kreu deri në vitin 2015. Gjatë kësaj kohe ai botoi tekstin “Hidrologjia Inxhinierike”, i vlefshëm per studentët dhe inxhinierët hidroteknikë dhe ata të mjedisit. Ai është pedagog dhe Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës dhe pedagog i jashtem në Departamentin e Hidraulikës dhe Hidroteknikës si dhe aktivizohet në projekte në fushën e hidrologjisë inxhinierike.
Prof. Dr. Agim Selenica