E-Shërbime

Metropolitan Incubator

“Metropolitan Incubator është inkubatori i parë “On Campus” në rrethin e universiteteve shqiptare. Misioni i tij është mbështetja e zhvillimit të suksesshëm të bizneseve, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik rajonal.

METINC ofron mentorim, mbështetje teknike dhe këshillim akademik, hapësira co-working, si dhe akses në programe të ndryshme financimi. Të rinjtë, startupet apo dhe bizneset e vogla dhe të mesme, kanë mundësinë të jenë pjesë e programeve të mentorimit IDEA dhe Accelerator, për të zhvilluar dhe rritur idetë e tyre, në përputhje me mundësitë dhe kërkesat e tregut. Më shumë se 20 startupe kanë qenë pjesë e inkubimit në METINC dhe aktualisht janë të regjistruara në programet e mentorimit 12 startupe apo biznese.”

+ 20 StartUps

Të Inkubuara

12 StartUps

Aktualisht në programet e mentorimit Idea dhe Açelerator

+300 Pjesmarrës

Në trajnime, masterklasa dhe evente të organizuara

3 StartUp City

Organizim vjetor në botën e startupeve

801

“Programet E Mentorimit Idea Dhe Accelerator”

Programi IDEA: Për: Startupet Në Fazë Ideje Dhe Startupet E Regjistruara Deri Në 3 Vjet.

Programi Accelerator: Për: Startupet E Regjistruara Prej Më Shumë Se 2-3 Vitesh, Që Synojnë Zgjerimin/Rritjen Në Treg

Çfarë Përfiton Duke Qenë Pjesë E Programeve Të Mentorimit:

  • Mentorim Të Vazhdueshëm One-To-One
  • Hapësire Pune Në Një Coworking Space
  • Asistencë Në Aplikime Për Projekte, Grante, Financim, Investitorë Etj.
  • Akses Në Burime Të Nevojshme Informacioni Për Startupet, Evente Netëorking Etj
  • Workshope Dhe Masterklasa Të Vazhdueshme Mbi Njohuritë E Sipërmarrjes Dhe Inovacionit
  • Anëtarësim Në Rrjete Të Ndryshme Rajonale Dhe Ndërkombëtare Për Startupet Dhe Sipërmarrjet
  • Programe Trajnimi/Kursesh Të Pavarura Për Rritjen E Njohurive Dhe Aftësive Të Sipërmarrje
  • Marketing Dhe Reklamim Në Një Audiencë Të Gjerë
  • Bashkëpunime Me Aktorë Të Rëndësishëm Kombëtar Dhe Rajonal Për Akses Në Treg, Partneritete Etj.”

Mentorët dhe Stafi

Pleurat Rexhepi është drejtor në Metropolitan Incubator, Universitieti Metropolitan Tirana, i cili ndihmon dhe asiston startup-et e ndryshme në Shqipëri. Ai është i shkolluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka një doktoraturë nga Kings College London për Strategji të Korporatës dhe MSc nga Cass Business School për Menaxhim dhe Auditim. Ai ka punuar si lektor me kohë të plotë për Inovacionin dhe Qeverisjen e Korporatave dhe gjithashtu ka përvojë në biznese private dhe institucione publike. Email: prexhepi@umt.edu.al

Pleurant Rexhepi- Drejtor

Elona Cera është koordinatore e Metropolitan Incubator dhe njëkohësisht pedagoge. Karriera e saj ndër vite është fokusuar në pedagogji, konsulencë dhe koordinim. Prej 4 vitesh është pedagoge, momentalisht në Universitetin Metropolitan Tirana. Aktualisht është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Universitetin Tomas Bata në Zlin. Email: ecera@umt.edu.al

Elona Cera- Koordinatore

Ana Limani është koordinatore e Metropolitan Incubator. Së fundmi është diplomuar në “Inxhinieri Software” dhe ka një përvojë 2 vjeçare në menaxhimin e programeve të mentorimit të startup-eve. Ana përfundoi me sukses Akademinë për Ekosistemet e Inovacionit dhe Sipërmarrjen në Universitetin e Lundit. Email: alimani@umt.edu.al

Ana Limani- Koordinatore

“Ana është studente ekselente pranë Universitetit Metropolitan Tirana në programin Informatikë Ekonomike.

Ana Preni- Intern

Aida është mentore pranë Metropolitan Incubator dhe pedagoge në lëndët Menaxhim i Kontratave, Qeverisje Korporatash etj. Ekspertiza e saj është e fokusuar në çështjet e biznesit ndërkombëtar, zhvillimit, menaxhimit strategjik, financimet e SME-ve, etj.

Aida Hamzaj- Mentore

Kasandra Karameta është një prej studenteve të UMT që po zhvillon internshipin pranë Metropolitan Incubator. Aktivizmi i saj ka nisur që herët ku për 7 vite ku ka qenë vullnetare pranë një organizate në ndihmë të komuniteteve në nevojë. Ka marrë pjesë në trajnime lidhur me impaktin social, si dhe ka qenë pjesë e modulit dy vjeçar lidhur me qytetarinë aktive dhe lidershipin.

Kasandra Karameta- Intern

Igli Hyka është diplomuar pranë UMT në programin e studimit Administrim Biznesi. Ai ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera, si edhe është vlerësuar me Çmimin e Ekselencës në Edukim. Igli prej 3 muajsh është pjesëtar i incubatorit të biznesit, eksperiencë e cila po vë në pah edhe njohuritë e tij në këtë fushë.

Igli Hyka- Intern

Startups

Në inkubim

Lead

Qëllimi i idesë së “LEAD” është krijimi i një platforme online blerjesh të orientuar nga klienti. Atij i rekomandohen produkte në bazë të preferencave dhe vendndodhjes më të afërt të dyqaneve dhe shërbimeve. Gjithashtu, falë të gjitha opsioneve të veçanta, kjo platformë lehtëson komunikimin dhe përmbushjen e nevojave specifike të klientëve. Start-upi është ende në fazën e idesë, dhe grupi i interesit që synon është mosha mbi 16 vjeç, edhe pse si shërbim është gjithëpërfshirës. Inovacioni që ai sjell gjendet në kanalet e shitjes, por mbi të gjitha të qenit një “lead”, pra orientues për blerje sa më ekonomike dhe inteligjente.

Riobotics

Riobotics është një startup në fushën e robotikës dhe edukimit. Ai ka si qëllim nxitjen e inxhinierëve të ardhshëm me produkte që sjellin edukimin STEM në Kosovë dhe në Shqipëri në një mënyrë të lehtë e zbavitëse. Së shpejti hedh në treg dy produktet e para: Riobot dhe XY Plotter. Është shpallur startupi fitues i Startup City 3. Instagram: Riobotics

Romix

https://romix.al/ Romix e shohim me dy produkte: novelat grafike dhe lodra. Novelat grafike janë një hapësirë për histori për të drejtat e njeriut, dëbimeve me forcë, multikulturalizmit apo legjendave të Ballkanit. Ndërsa Romix Toys synon të prodhojë lodra, aksesorë dhe suvenirë artizanalë në bazë të novelave grafike. E veçanta e Romix është spektri social i sipërmarrjes së tij, ku të punësuara janë gra dhe vajza nga grupe vulnerabël. Ai u shpall fitues i vendit te dytë në Startup City 3.

WebProm

WebProm është një platformë e cila mundëson 7 mënyra reklamimi online brenda një platforme të vetme duke maksimizuar rezultatet dhe duke minimizuar shpenzimet. Platforma WebProm është lehtësisht e aksesueshme dhe 100% me vetëpërdorim. Lindi në vitin 2018 si një nevojë për tregun lokal, ku në mungesë të një platforme e cila ofronte kanale inovative për të promovuar bizneset, startoi vetëm me dy shërbime Banner Ads dhe Text ads, e më pas këto shërbime u zgjeruan duke u përshtatur me nevojat e tregut. Website: https://webprom.xyz/

Qëndistari Zyberaj

“Qëndistari Zyberaj” operon në treg prej kohësh duke ofruar produkte me motive tradicionale të përziera me dizenjo moderne. Qëllimi i saj ështe ofrimi i tyre me shumicë, si dhe të personalizuara me emra, logo apo çfarëdolloj përmbajtjeje që klienti kërkon, teksa ruhet tradita e të parëve tanë. Start-upi është në fazë rritje dhe po zgjeron produktet në sasi nëpërmjet sigurimit të makinerive të nevojshme, si p.sh punimet e mëndafshit. Inovacioni që do gjeni në “Qëndistari Zyberaj” janë produktet tradicionale të sjella në një formë të përshtatshme për kohën, por pa humbur vlerën e tyre. Ajo është shpallur fituese e grantit të Challenge Fund nga EU for Innovation.

JEN- Junior Enterprise

Junior Enterprise është një kompani, një organizatë ombrellë, e cila angazhon të rinjtë me aftësi në BPO në programim dhe arkitekturë, ose duke i punësuar ata ose duke u ofruar start-up-eve të tyre për të punuar si nënkontraktorë ose duke marrë pjesë si një kompani amë, për startupet fillestarë.

MTU

Platformë për orientimin e studentëve drejt studimeve universitare në Shqipëri dhe jashtë vendit, asistimi në aplikimi dhe jetesën studentore etj.

My Little Tirana

My Little Tirana është destinacioni juaj kryesor për turizmin kulinar. Një platformë brand, e para në Shqipëri, për vlerësimin kulinarik të bareve dhe restoranteve. Në të do të gjeni një databazë të gjerë të restoranteve në Tiranë, të ndara sipas kategorive dhe preferencave tuaja. Për çdo restorant, do të gjeni një vlerësim jo vetëm për ushqimin, por për eksperiencën e të shijuarit.

Alumni

iPRAalbania

iPRAlbania është një platformë online në fushën e Gazetarisë, Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingut, që ka si qëllim kontributin në këto fusha studimi me informacion dhe publikime për t’i ardhur në ndihmë studentëve dhe profesionistëve të rinj të cilët aktualisht kanë një mungesë të theksuar të literaturës. Ajo gjithashtu synon promovimin e studentëve tek profesionistë, angazhimin në mundësi internshipi si dhe punësimin e tyre. Inovacioni që sjell është risia e të qenit e vetmja platformë e krijuar për studentët e këtyre fushave, që njëkohësisht sjell bashkëpunimin me profesionistë, duke krijuar një ekosistem lehtësues në tregun e punës. Website: https://www.ipralbania.com/

Shkolla Online

Shkolla Online është një platformë mësimdhënieje online që ndihmon studentët të gjejnë kurse edukative falas dhe të organizuara, si dhe të ndihmojë mësuesit gjatë gjithë procesit teknik të realizimit të leksioneve. Inovacioni i kësaj ideje konsiston në modelin e decentralizuar për krijimin e videove dhe kontentit, duke përfshirë mësues nga të gjitha trevat dhe studentë që mund të aksesojnë në cdo kohë materialet. Thënë ndryshe, Shkolla Online synon të kthehet në “Youtube of learning” në Shqipëri.

"Ferma Tomi-to"

“Tomi-to" konsiston në krijimin një ferme me produkte organike të cilësisë së lartë, duke nisur nga domatet. Startupi është në fazat fillestare dhe grupi i interesit që synon është tregu vendas dhe ai europian, duke arritur të gjitha ccertifikimet e cilësisë. Pikërisht cilësia, variacionet e vecanta të produkteve dhe prodhimi në sasi të mëdha e bëjnë një ide inovative për Shqipërinë.

NOC by Nora

Ideja e “NOC by Nora” synon krijimin e një atelieje mode që me koleksionet e saj të sjellë vlerat e trashëgimisë në ditët moderne dhe jo vetëm. Përdorimi i materialeve tradicionale dhe modeleve sipas zonave të Shqipërisë, sjellë të përshtatura me trendet e modës, si dhe prakticitetin e së përditshmës sonë është inovacioni i këtij startupi. “Cikat” do të jetë koleksioni i parë, që gjatë gjithë procesit përvec ruajtjes së traditës, do mbështetë dhe fuqizimin e grave.

I-Move

I-Move është një zgjidhje për hendekun në informacionin e lëvizshmërisë dhe shërbimet e aksesit për pasagjerët në transportin publik. Aplikacioni do mundësojë info në kohë reale për oraret e mbërritjes /nisjes së mjeteve të transportit gjatë qëndrimit në stacion ose në shtëpi .I-Move funksionon si një zgjidhje B2C dhe B2B.

Via Egnatia- Make burek not war

Via Egnatia do të jetë një tur virtual që do i mundësojë turistëve të kenë një eksperiencë turistike nga ekrani. Ofron një shërim turi virtual, promovon biznesin lokal dhe gjithashtu mundëson shërbimin e rezervimit. Ky startup synon të krijojë një hapësitë ku gjendet i gjithë informacioni rreth Apollonisë, në mënyrë të organizuar dhe në një formë të re për ta eksploruar si një destinacion turistik historik. Skuadra u shpall fituese në Hackathon-in ViaEgnatia2.0 të organizuar nga Aleanca Franceze në Tiranë dhe Ambasada e Francës në Shqipëri, me pjesëmarrjen e tetë universiteteve. Video e projektit: https://umtedu-my.sharepoint.com/personal/it_umt_edu_al/_layouts/15/onedrive.aspx?id=%2Fpersonal%2Fit%5Fumt%5Fedu%5Fal%2FDocuments%2FUMT%2EEDU%2EAL%2FApollonia%2Emp4&parent=%2Fpersonal%2Fit%5Fumt%5Fedu%5Fal%2FDocuments%2FUMT%2EEDU%2EAL

Hora Artizanal

“Hora Artizanal” është një biznes artizanati, që operon në treg prej 10 vitesh. Ajo ofron produkte origjinale të punuara me dorë, si dhe riciklim të atyre tradicionale. Gama e gjerë e asaj që prodhohet fillon që nga bizhuteritë më gurë natyralë,orenditë shtëpiake e deri te punimet me kryq apo me grep. “Hora Artizanal” është në fazë rritje dhe synon diversifikimin e produkteve, si dhe krijimin e një segmenti të ri. Grupi i interesit janë personat e apasionuar pas produkteve artizanale apo bizhuterive, si dhe turistët. Inovacioni që sjell është cilësia e produkteve dhe dizenjot e veçanta dhe unike të tyre

Events Studio

“Events Studio” gjendet prej disa vitesh në treg dhe qëllimi i saj është ofrimi i një pakete të plotë shërbimesh në organizimet e eventeve. Paketa përfshin fotografi, video, audio, ndriçim, projektimi i eventit, dhe e gjitha kjo duke përdorur teknologji të avancuar. Start-upi është në fazë rritje dhe grupi i interesit që synon janë kompanitë dhe institucionet, si dhe individët që duan të organizojnë një event. Inovacioni i studios qëndron në paketën e plotë që i përfshin të gjitha në një, si dhe shërbimi cilësor falë mjeteve të veçanta.

Shametaj Bee Farm

Ideja e këtij startupi është tregtimi nën një brand i produktit të mjaltit nga prodhuesit lokalë ,në forma të reja paketimi për biznese. Sipërmarrje sociale e cila ruan traditën e krahinës së Vlorës dhe Selenicës. Motoja e biznesit është ruajtja e natyrës dhe prodhimi i produkteve natyrale. Më afër komunitetit me modelin e qëndrueshëm Farm To Table (Prodhimi-Grumbullimi-Paketimi-Shpërndarja).

Art'Dor

Qëllimi i idesë së “ART DOR” është prodhimi dhe shitja e produkteve moderne duke i dizenjuar me elementë tradicionalë të trashëgimisë sonë kulturore. Ofrohet një katalog nga i cili klientët mund të përzgjedhin, duke e bërë më të lehtë krijimin e një shporte produktesh. Start up-i është ende në fazë ideje dhe grupet e interesit që synon janë bizneset si hotele, restorante, shtëpi pritje, por edhe individët e interesuar. Inovacioni që sjell “ART DOR” ka të bëjë me mundësinë e të gjeturit punime nga disa artizanë të stileve të ndryshme, sipas nevojave specifike, ku njëkohësisht përshtaten me kohën.

Saperentify

“Sapientify” është një platformë online që ofron mësimdhënie për studentët, nëpërmjet kurseve dhe literaturës. Kështu distanca, koha apo numri i studentëve nuk është më një problem. Platforma përfshin dhe detyra praktike që e bën studimin 3 herë më efektiv. Start upi është në faza implentimi dhe grupet e interesit që synon janë të rinjtë 24-38 vjeç që duan të mësojnë një gjuhë të huaj,të trajnohen apo të marrin pjesë në seminare në nivel nacional dhe ndërkombëtarë. Vlera e shtuar që sjell “Sapientify” është metoda praktike dhe efektive e mësimdhënies, që përfshin katër aftësitë kryesore: të dëgjuarit; të folurit; të lexuarit; të shkruarit të cilat mësohen në distance, nëpëmjet kombinimit të lojrave, praktikës dhe teorisë gjatë procesit të të mësuarit.

Partnerët

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.