PËRGJEGJËSIT
E DEPARTAMENTEVE

Dr. Nikolla Nika

Dr. Nikolla Nika – Përgjegjës i Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit

Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës

I diplomuar për Inxhinieri Ndërtimi në Universitetin e Tiranës, Dr. Nikolla Nika ka një eksperiencë të gjatë në fushën e ndërtimeve civile industriale dhe në botën akademike. Ai ka përfunduar edhe studimet për Inxhinieri Elektrike po në Universitetin e Tiranës, ndërsa në vitin 1997 ka përfunduar specializimin në Universitetin Politeknik të Athinës për problemet e aderancës beton-hekur. Profesor Nikolla Nika ka punuar për një kohë të gjatë në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku ka dhënë leksione dhe seminare në lëndët e rezistencës së materialeve, mekanikës teorike, teorisë së elasticitetit, teorinë e modelimit të strukturave të ndërtimit etj. Ka kryer shumë studime në fushën e optimizimit të strukturave, eksperimentimit, tenzometrisë, fotoelasticitetit dhe në strukturat hapësinore, ndërsa ka punuar si inxhinier në profesion të lirë duke kontribuar me ekspertizën e tij në mjaft projekte të rëndësishme.

Prof. Asoc. Dr. Anna Yunitsyna

Prof. Asoc. Dr. Anna Yunitsyna – Përgjegjëse e Departamentit të Arkitekturës dhe Urbanistikës

Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës

Prof. Asoc. Dr. Anna Yunitsyna eshte pedagog dhe studiues me përvojë 14 vjeçare në mësimdhënie në kurse në nivelet universitare dhe pasuniversitare. Ka mbikëqyrur 30 punime Master Shkencor. Gjithashtu ka redaktuar dhe eshte bashkëautor i dy librave mbi sfidat aktuale në arkitekturën shqiptare titulluar “Current Challenges in Architecture and Urbanism in Albania” dhe “COVID-19 (Forced) Innovations “ botuar ne Springer. Ka publikuar mbi 15 artikuj në revista te indeksuara dhe ka zhvilluar mbi 29 prezantime ne konferenca shkencore. Prof. Asoc. Dr. Anna Yunitsyna eshte bashke-drejtuese dhe anetare e bordit te editimit (co-chair) ne dy konferencave shkencore nderkombetare, dhe anetare e bordit te shkencor ne 5 konferenca shkencore nderkombetare, dhe recensues i revistës shkencore “Civil Engineering and Architecture”

Prof. Dr. Mersin Shena

Prof. Dr. Mersin Shena – Përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Natyrës

Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës

Ka kryer studimet pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, ku është titulluar si Fizikant. Ka një përvojë të pasur, mbi 40 vjeçare në mësimdhënien e fizikës dhe në kërkimin shkencor në universitet publike dhe private, ku për periudha të gjata kohe mbi 20 vjeçare ka qënë edhe në pozicionet e autoritet drejtues, kryesisht në atë të përgjegjësit të Departamentit të Fizikës. Në vitin 1994 ka mbrojtur gradën Doktor I Shkencave ne fizikë. Titullin Profesor i Asociuar e fiton në vitin 2000 si dhe atë të Profesorit në vitin 2006. Ka mjaft botime të rëndësishme në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, të njohura me bord editorial, deri në ato me faktor impakti si dhe referime të mbajtura në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Është autor dhe bashkëautor në hartimin e dhjetë tekste mësimore universitare dhe një monografi, një pjesë e mirë e tyre botuar në Shtëpinë Botuese të Librit Universitar, si dhe materiale didaktike të nivelit parauniversitar. Është titullar i disiplinës Fizika 1 dhe Fizika 2 në programet e studimit Inxhinieri Kompjuterike dhe Inxhinieri Elektrike të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT.

Prof. Asoc. Dr. Roland Subashi

Prof. Asoc. Dr. Roland Subashi – Përgjegjës Departamenti i Shkencave të Administrimit

Fakulteti i Ekonomisë

I diplomuar në Ekonomi në “International University” në Kuala Lumpur të Malajzisë, Dr. Roland Subashi ka një karrierë të gjatë në sistemin bankar dhe në botën akademike. Pas përfundimit të studimeve bachelor, ai ka kryer studimet master në Universitetin e Tiranës dhe në Nebraska të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe më pas në vitin 2015 ka përfunduar doktoraturën në Universitetin e Tiranës. Dr. Subashi ka qenë pjesë e “Bankës Ndërkombëtare Tregtare”, e “Credit Bank of Albania”, “Veneto Bank” dhe “United Bank of Albania”. Gjithashtu ka punuar edhe në administratën publike, ku ka mbajtur detyrën e Zëvendësdrejtorit dhe të Drejtorit të Departamentit të Inspektimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave si dhe në Ministrinë e Financave. Nga viti 2008 ka qenë pedagog i jashtëm në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ndërsa prej shtatorit 2019 është pjesë e Universitetit Metropolitan Tirana, ku mban detyrën e Përgjegjësit të Departamentit të Shkencave të Administrimit. Ka kryer një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit, si në Zvicër, Luksemburg, Austri, SHBA, Francë apo Itali në fushën e financës dhe teknologjisë.

Dr. Alfons Harizaj

Dr. Alfons Harizaj – Përgjegjës i Departamentit të Inxhinierisë Elektrike dhe Elektronike

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT

Dr. Alfons Harizaj është Përgjegjës i Departamentit të Inxhinierisë Elektrike në Universitetin Metropolitan Tirana. Ai përfundoi studimet e doktoraturës në vitin 2017 në Universitetin e Tiranës (Fakulteti i Shkencave të Natyrës). Eksperienca e punës dhe kërkimi shkencor i tij janë të investuara në inxhinieri (zbatimi i metodave numerike) dhe arsim (matje dhe vlerësim te arritjeve arsimore). Ai është pjesëmarrës dhe kontribues aktiv në projektet e BE-së në kuadër të COST, CEEPUS, Erasmus +. Përvoja e tij përfshin gjithashtu anëtar në disa komitete profesionale dhe borde për nxitjen e kërkimit skencor.

Dr. Igli Hakrama

Dr. Igli Hakrama– Përgjegjës i Departamentit të Inxhinierisë Kompjuterike

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT

Dr. Igli Hakrama është lektor prej shumë vitesh i specializuar në fushat e Inxhinierisë Software, Inteligjencës Artificiale dhe në inxhinierimin e proceseve ekonomike. Ai drejton Qendrën e Inovacionit në UMT, si edhe është dhe supervizori i Laboratorit të Inteligjencës Artificiale. Aktiviteti i tij si lektor ka qenë kryesisht në lëndët e programimit, Web-it, bazat e të dhënave, inxhinieria softuerë dhe inteligjenca artificiale. Fusha e tij kërkimore është në aplikimin e metodave të inxhinierisë softuerë dhe të inteligjencës artificiale në sisteme informacioni, në nxjerrjen e të dhënave dhe proceseve, inxhinierinë softuer të bazuar në agjentë dhe modelim e simulim të bazuar në agjent. Gjithashtu ai ka një eksperience disa vjeçare në modelime dhe projektime sistemesh informacioni në infrastruktura te ndryshme.

Prof

Dr. Ada Spiru – Përgjegjës i Departamentit të Financë-Bankë

Fakulteti i Ekonomisë

Ada Spiru është Doktore e Shkencave në Ekonomiks dhe aktualisht Përgjegjëse e Departamentit të Financës në Universitetin Metropolitan Tirana. Ajo ka fituar gradën shkencore “Doktor” në Ekonomi dhe Menaxhim pranë Universitetit të Barit “Aldo Moro”, Itali. Pas përfundimit të doktoraturës, ka qenë Adjunct Professor dhe më pas Research Fellow për një periudhë pesëvjeçare pranë Universitetit të Barit “Aldo Moro”, si dhe Visiting Research Fellow për gjashtë muaj pranë Universitat Autònoma de Barcelona, Spanjë. Ka eksperiencë të gjerë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, me interesa kërkimore që përfshijnë ekonominë e transportit, lëvizjen e qendrueshme, rregullimin e tregjeve, konkurrencën, inovacionin dhe performancën e firmave, turizmin dhe vlerësimin e politikave publike. Aktiviteti i saj kërkimor mbështetet në përdorimin e metodave sasiore, ekonometrisë së aplikuar dhe metodave të vlerësimit të politikave. Është autore e publikimeve në revista shkencore ndërkombëtare dhe pjesëmarrëse në konferenca dhe iniciativa kërkimore ndërkombëtare.

Prof

Dr. Ilir Sheraj – Përgjegjës i Departamentit të Informatikës Ekonomike

Fakulteti i Ekonomisë