Metropolitan Digital Innovation Incubator
Turn you digital idea into a startup
Ke një ide inovative apo një startup në fushën e teknologjive digjitale?
Programi “Metropolitan Digital Innovation Incubator” zbatohet nga Universiteti Metropolitan Tirana (UMT) në kuadër të Skemës Grant 2026 një instrument i financuar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, dhe i implementuar nga Innovation4Albania. Skema mbështet lehtësuesit në ofrimin e programeve të inkubimit dhe akselerimit, forcimin e kapaciteteve të tyre dhe zhvillimin e startup-eve me potencial në sektorët prioritarë. Inkubatori lidh njohuritë akademike me sipërmarrjen, teknologjinë dhe tregun përmes mentorimit, trajnimeve, mbështetjes teknike, prototipimit dhe aksesit në ekosistemin e inovacionit.
Metropolitan Digital Innovation Incubator të mbështet për ta zhvilluar idenë, ndërtuar MVP-në ose prototipin, vlerësuar modelin e biznesit dhe përgatitur për treg dhe investime.
Ide që shndërrohen në biznese reale me potencial në treg
Programi kombinon zhvillimin e biznesit, teknologjinë, prototipimin, mentorimin dhe aksesin në ekosistemin e startup-eve.
Bootcamp 3-ditor
Mentorimi dhe aksesi në treg
Inkubimi
- validimin e idesë dhe modelin e biznesit;
- zhvillimin e MVP-së dhe prototipimin;
- strategjinë e tregut dhe rritjes;
- financat, investimet dhe përgatitjen për pitching.
Startup City – Demo Day
Prototipimi
Çfarë kërkojmë?
Gjatë procesit të përzgjedhjes, idetë dhe zgjidhjet do të vlerësohen mbi pesë kritere kryesore:
- Inovacioni
Sa inovative dhe e diferencuar është zgjidhja?
- Problemi & Relevanca në Treg
A adreson zgjidhja një problem real dhe një nevojë të identifikueshme në treg?
- Teknologjia Digjitale
Në ç’mënyrë teknologjia digjitale përbën një pjesë thelbësore të zgjidhjes?
- Fizibiliteti
Sa realist dhe i realizueshëm është zhvillimi i produktit ose MVP-së?
- Potenciali i Rritjes
A ka zgjidhja potencial për zhvillim, zgjerim në treg dhe shkallëzim?
Pjesëmarrja në projekt dhe mundësitë për sukses
Në Metropolitan Digital Innovation Incubator mund të garojnë:
- Individë dhe ekipe me ide inovative
- Startup-e në fazë të hershme
- Studentë dhe të diplomuar
- Kërkues shkencorë dhe doktorantë
- Profesionistë dhe sipërmarrës
Produkti yt nuk është ende i përfunduar?
Nuk ka problem.
Mjafton të kesh një ide, produkt ose zgjidhje me potencial për t’u zhvilluar dhe validuar.
Fushat ku mund të fokusohen projektet tuaja:
- AI & MACHINE LEARNING
- SOFTWARE WEB & MOBILE
- DATA & ANALITIKË
- IoT & TEKNOLOGJI SMART
- ROBOTIKË & AUTOMATIZIM
- PLATFORMA DIGJITALE
- EDTECH · FINTECH · HEALTHTECH · AGRITECH
Universiteti Metropolitan Tirana shpërblen idetë që kanë potencial për të bërë ndryshimin.
Pjesëmarrësit më të mirë do të kenë mundësinë të fitojnë çmime dhe vlerësime monetare, mbështetje për inkubim dhe mundësi për të vijuar zhvillimin e startup-it të tyre brenda ekosistemit të inovacionit.
Përfitimet e pjesëmarrësve në garë:
- Mentorim individual Mbështetje e personalizuar nga mentorë dhe ekspertë.
- FAM Lab & Prototipim Akses në infrastrukturë dhe pajisje për zhvillimin dhe testimin e produktit.
- Gatishmëri për treg dhe investime Përgatit startup-in për hyrjen në treg, rritjen dhe investimet.
- Networking & Ekosistem Njihesh me kompani, sipërmarrës, ekspertë, partnerë dhe investitorë.
Çmimi i Parë
€2,000
Çmimi për startup-in me performancën dhe potencialin më të lartë.
Çmimi i Dytë
€1,500
Mbështetje e mëtejshme për zhvillimin dhe rritjen e startup-it.
Çmimi i Tretë
€500 +
Akses në mbështetje dhe burime për vijimin e rrugëtimit sipërmarrës.
Best AI & Digital Innovation Award
Innovation & technology
Women in Entrepreneurship Award
Outstanding female-led startup / entrepreneur
Highest Growth Potential Award
Scalability & growth potential
Social Impact Award
Social & environmental impact
Best Pitch Award
Most compelling pitch
Gati për ta kthyer idenë tënde në një biznes me potencial për të ardhmen?
Apliko në Metropolitan Digital Innovation Incubator dhe bëhu pjesë e një rrugëtimi që të çon nga ideja, te zhvillimi dhe aplikimi i saj në treg.