Kompeticioni RoboTech

Përse RoboTech

Universiteti Metropolitan Tirana ka ndërmarrë nismën “RoboTech”, një kompeticion inovator që angazhon nxënësit e shkollave të gjimnazeve të përgjithshëm, duke i aftësuar në fushën e robotikës dhe krijimin e sistemeve inteligjente.

Përmes këtij kompeticioni, të rinjtë zhvillojnë aftësitë teknologjike, kreativitetin dhe zgjidhjen e problemeve praktike, duke u përgatitur për sfidat e së ardhmes.

UMT synon jo vetëm të krijojë një platformë edukative dhe frymëzuese, por edhe të nxisë një brez të ri inovatorësh që kontribuojnë në zhvillimin teknologjik të Shqipërisë dhe më gjerë.

Si mund të përfshiheni?

Për nxënësit

A jeni gati për të ndërtuar diçka të mahnitshme? Mblidhni një ekip prej 4-7 nxënësish të gjimnazeve të përgjithshëm, mendoni për një ide projekti dhe aplikoni! Do të punoni me mentorë, do të merrni trajnime praktike dhe do ta prezantoni robotin tuaj para një paneli ekspertësh.

Për shkollat dhe mësuesit

Mbështetni nxënësit tuaj ndërsa zhyten në robotikë dhe AI! Robotech u ofron shkollave trajnime praktike, duke përfshirë aksesin në seminare, mentorim dhe mbështetje teknike për ti ndihmuar nxënësit të jenë të suksesshëm në teknologji dhe inovacion.

Për sponsorët dhe partnerët

Partneriteti me Robotech është një shans për të nxitur inovacionin tek të rinjtë e Shqipërisë. Duke mbështetur Robotech, partnerët e industrisë fitojnë shikueshmëri, ndihmojnë në formimin e një brezi të aftë në teknologji dhe kontribuojnë në zhvillim të qendrueshëm dhe inovativ.

Objektivat

RoboTech përqendrohet në transformimin e peizazhit arsimor për nxënësit e shkollave të mesme në Shqipëri. Me tre objektiva kryesorë, projekti synon të frymëzojë, edukojë dhe pajisë të rinjtë me aftësitë e nevojshme për sfidat teknologjike të së ardhmes.

RoboTech synon të çmitizojë teknologjinë moderne duke prezantuar nxënësit me botën e inteligjencës artificiale dhe robotikës përmes:

  • Seminareve dhe prezantimeve mbi teknologjitë më të fundit.
  • Aktiviteteve praktike dhe projekteve grupore, ku nxënësit mësojnë të aplikojnë njohuritë teorike në zgjidhjen e sfidave reale.
  • Aksesit në burime dhe mjete teknologjike, duke frymëzuar kreativitetin dhe të menduarit kritik

RoboTech krijon një urë lidhëse midis institucioneve arsimore dhe industrisë, duke përfshirë mentorët dhe ekspertët më të mirë për të:

  • Ndërtuar programe mentorimi ku studentët e universitetit dhe ekspertët mbështesin ekipet e shkollave të mesme.
  • Mundësuar bashkëpunim me industrinë, për të ofruar burime, leksione dhe trajnime praktike.
  • Siguruar mundësi praktike pune për pjesëmarrësit më të dalluar. Ky mjedis bashkëpunues ndihmon në rritjen e cilësisë së mësimit dhe përgatit nxënësit për karrierat e tyre teknologjike.

Projekti integron teknologjinë me parimet e qëndrueshmërisë përmes:

  • Përdorimit të AI dhe robotikës në zgjidhjen e sfidave në ekonominë e gjelbër dhe blu.
  • Zhvillimit të aftësive teknologjike, si analiza e të dhënave, kodimi dhe komunikimi digjital. · Promovimit të risive teknologjike, duke i prezantuar ato në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në RoboTech, nxënësit e gjimnazeve të përgjithshme do të kenë mundësinë të eksplorojnë dhe të zbatojnë parimet e robotikës dhe Inteligjencës Artificiale (AI) për të identifikuar dhe adresuar sfida të ndryshme të botës reale. Përmes aktiviteteve praktike, punës në grup dhe eksperimentimit krijues, ata do të zhvillojnë zgjidhje inovative që ndërthurin teknologjinë, të menduarit kritik dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve. Gjatë projektit, nxënësit do të punojnë për zhvillimin e ideve të tyre, projektimin e prototipeve dhe shndërrimin e njohurive teorike në aplikime praktike.

Projektet në fushën e turizmit të zgjuar synojnë të përdorin teknologji inteligjente për të përmirësuar përvojën e vizitorëve dhe për të promovuar destinacionet turistike. Këto përfshijnë robotët udhërrëfyes dhe ofrojnë informacion mbi pikat e interesit, si dhe robotët e menaxhimit të fluksit të vizitorëve që ndihmojnë në orientimin e turistëve në zona të ngarkuara, duke rritur sigurinë dhe komoditetin.

Projektet e bujqësisë inteligjente fokusohen në automatizimin dhe monitorimin e mjedisit bujqësor për të rritur produktivitetin dhe qëndrueshmërinë. Kjo përfshin robotët që patrullojnë arat për të matur lagështinë ose kushtet e tokës, si dhe robotët e shpërndarjes së farave ose ujitjes së zgjuar që optimizojnë punët bujqësore dhe reduktojnë përdorimin e tepërt të burimeve.

Fazat e Robotech

01
Nëntor – Janar

Faza e Nisjes dhe Aplikimit

Përcaktimi i mentorëve nga UMT për të udhëhequr ekipet gjatë konkursit. Mentorët do të sigurojnë mbështetje profesionale dhe orientim të drejtpërdrejtë, duke kontribuar në zhvillimin e aftësive të pjesëmarrësve dhe përgatitjen e projekteve të tyre.

02
Janar – Shkurt

Ditët Informative

Prezantime mbi sistemet inteligjente robotike dhe potencialin e tyre. Seminare praktike, seanca interaktive pyetje-përgjigje, formimi i ekipeve dhe propozimi i projekt-ideve.

03
Shkurt – Mars

Faza e Zhvillimit

Trajnimi i ekipeve dhe zhvillimi i prototipeve duke përdorur teknologjitë e robotikës dhe inteligjencës artificiale (AI).

04
Prill

Faza Finale e Konkursit

Prezantimi i projekteve finale dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Shkolla të mesme
+ 0
Ekspertë të industrisë
+ 0
Ekipe me ide inovatore
+ 0

Partnerët në vite