Search
Close this search box.
E-Shërbime

Pse UMT?

Universiteti Metropolitan Tirana, i fokusuar në shkencat inxhinierike, arkitekturë dhe ekonomi ka për mision zhvillimin e studentëve si profesionistë në fushat bashkëkohore të inovacionit dhe teknologjisë. Me një staf akademiko-shkencor ndërkombëtar, infrastrukturë prej 11 laboratorësh, mundësi studimi jashtë vendit falë bashkëpunimit me shumë universitetete evropiane, është vlerësuar “Shkëlqyer” duke siguruar akreditimin institucional nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Agjencia Britanike e Akreditimit. UMT është gjithashtu i pari universitet në Shqipëri që ofron programin e doktoratës në “Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente” dhe programin bachelor në “Inteligjencë Artificiale”. Universiteti Metropolitan Tirana duke filluar nga shtatori i 2024 ofron dhe dy programe te reja te nivelin master ne AI: Master i Shkencave në Inteligjencë Artificiale me dy profile studimi: “Data Science” dhe “Cybersecurity” gjithashtu dhe Programi Master i Shkencave në Business Analytics and Artificial Intelligence.

Informacioni i duhur për ju

Studentë Ndërkombëtarë

Universiteti Metropolitan Tirana mirëpret studentët ndërkombëtarë çdo vit akademik përmes procesit standard të regjistrimit. Studentët ndërkombëtarë janë të kualifikuar të aplikojnë për regjistrim në të gjitha programet akademike që ofrohen në gjuhën angleze. Çdo student ndërkombëtar duhet të plotësojë kriteret e pranimit, të ndjekë procedurat dhe të paraqesë dokumentacionin nevojshëm të parashtruar si më poshtë.

Tarifat dhe bursat e studimit

Çdo i interesuar mund të rezervojë studimet në një prej programeve të studimit në UMT duke filluar nga muaji dhjetor. Universiteti Metropolitan Tirana mundëson tarifa të reduktuara studimi për rezervime të hershme.

Universiteti Metropolitan Tirana vlerëson punën dhe arritjet e çdo maturanti ekselent duke i ofruar bursë të vlefshme përgjatë gjithë ciklit të studimeve bachelor.

Fakte dhe të dhëna
Numri i Bashkëpunime Ndërkombëtare
0
Numri i Institucioneve Partnere
0
Numri i Programeve të Studimit
0
Vite akredituar “Shkëlqyer” nga Agjencia Britanike e Akreditimit
0

ALUMNI

ALUMNI

Roli i rrjetit Alumni në Universitetin Metropolitan Tirana është të krijojë dhe të kultivojë një marrëdhënie të vazhdueshme mes studentëve aktual, stafit akademik dhe të diplomuarve që tashmë .....
Lexo më shumë

METROPOLITAN INCUBATOR

METROPOLITAN INCUBATOR

“Metropolitan Incubator është inkubatori i parë “On Campus” në rrethin e universiteteve shqiptare.
Lexo më shumë
Pyetjet më të shpeshta

Universiteti Metropolitan Tirana është vlerësuar “Shkëlqyer” nga Agjencia Britanike e Akreditimit(QAA) për pesë vite, duke dhënë garanci për çdo student se diploma njihet brenda dhe jashtë vendit. Universiteti Metropolitan Tirana ka tre fakultete, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Fakulteti iShkencave Kompjuterike dhe IT dhe Fakulteti i Ekonomisë, duke ofruar Programe Studimi Profesionale, Programe Bachelor, Master Profesional dhe Master të Shkencave.

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelor duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5. Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekur studimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.

Pranimet për programet Bachelor

Universiteti Metropolitan Tirana ofron programe në Master Profesional dhe Master të Shkencave nëtre fakultetet. Programet e Masterit Profesional zgjasin 1 vit akademik dhe kanë 60 kredite, ndërsa programet e Masterit të Shkencave zgjasin 2 vite akademike dhe kanë 120 kredite.

Universiteti Metropolitan Tirana mirëpret çdo student i cili dëshiron të transferojë studimet, në përputhje me parimet e Kartës së Bolonjës, rregullores së UMT dhe kuadrit ligjor në fuqi. Çdo student i interesuar për t’u transferuar mund të dorëzojë dosjen e aplikimit në çdo kohë, ndërkoh ëregjistrimet finalizohen në përputhje me datat e publikuara nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit.

Transferimet e studimeve

Universiteti Metropolitan Tirana vlerëson arritjet e çdo maturanti ekselent duke i ofruar bursëstudimi të vlefshme përgjatë gjithë ciklit të studimit, duke përmbushur kriterin e notes mesatare. Bursat e ekselencës mund të jenë 50%, 75% dhe 100%. Gjithashtu UMT ofron edhe bursat sociale për maturantët nga familje me të ardhura të kufizuara ekonomike. Ju mund të përfitoni bursë nëse keni arritje si pjesëmarrës në olimpiada, në aktivitete sociale në ndihmë të shtresave të pafavorizuara të shoqërisë, dalloheni si talent në fushën e kulturës, artit dhe sportit ose të paktën një nga prindërit tuaj punon në UMT ose është mësues në sistemin parauniversitar shqiptar. Niveli i bursës do të përcaktohet nga Komisioni i Bursave të UMT. Tarifat dhe bursat e studimit

A është i akredituar Universiteti Metropolitan Tirana?

Universiteti Metropolitan Tirana është vlerësuar “Shkëlqyer” nga Agjencia Britanike e Akreditimit(QAA) për pesë vite, duke dhënë garanci për çdo student se diploma njihet brenda dhe jashtë vendit.Universiteti Metropolitan Tirana ka tre fakultete, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Fakulteti iShkencave Kompjuterike dhe IT dhe Fakulteti i Ekonomisë, duke ofruar Programe StudimiProfesionale, Programe Bachelor, Master Profesional dhe Master të Shkencave.