SHKOLLA E DOKTORATURËS
PHD
Programi i ciklit të tretë në Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente, ofruar nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT.
Inteligjenca Artificiale dhe Sistemet Inteligjente
Kandidatët që do të ndjekin programin doktoral do të kenë mundësinë të zhvillojnë aktivitetin e tyre kërkimor me mbështetjen e kolegëve nga Université Gustav Eiffel (Paris), INSA Grenoble, École Centrale-Supélec / CNRS dhe University of Tennessee at Chattanooga.
Programi ka një kohëzgjatje prej tre deri në katër vite akademike. Kandidatët do të punësohen me kohë të plotë pranë Universitetit Metropolitan Tirana, dhe tarifa e studimit mbulohet tërësisht nga projekti kërkimor për një periudhë tre-vjeçare.
Kohëzgjatja
3–4 vite doktoraturë ndërkombëtare
3–5 vite doktoraturë kombëtare
Gjuha
Kriter pranimi: njohuri të gjuhës angleze në nivelin B2.
Tarifa e Studimit
Tarifa e Studimit është zero dhe doktorantët përfitojnë një bursë prej 800 euro neto në muaj.
Financimi dhe Statusi i Doktorantëve
Financimi i programit mbështetet nga Universiteti Metropolitan Tirana, programe kombëtare dhe ndërkombëtare financimi, si Ambasada Frabceze ne Tirane, si dhe nga iniciativa të ndryshme të mobilitetit dhe bashkëpunimit akademik.
Kohëzgjatja standarde e studimeve doktorale është tre vite, gjatë të cilave doktorantët zhvillojnë aktivitet kërkimor intensiv në UMT dhe në institucionet partnere ndërkombëtare. Programi synon të përgatisë studiues dhe profesionistë të nivelit të lartë, të aftë për të kontribuar në zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe sistemeve inteligjente në nivel akademik, industrial dhe shoqëror.
Objektivat e programit
Programi i doktoraturës ka për qëllim thellimin e njohurive teorike dhe zhvillimin e kompetencave kërkimore në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe Sistemeve Inteligjente. Studimet doktorale ndërtohen mbi kërkimin shkencor të pavarur dhe veprimtarinë krijuese akademike, duke krijuar kushtet për përgatitjen e tezës së doktoraturës (disertacionit), e nevojshme për fitimin e gradës shkencore “Doktor”.
Nëpërmjet këtij programi, doktorantët aftësohen për të zhvilluar kërkim shkencor të avancuar, për të propozuar zgjidhje inovative dhe për të kontribuar në zhvillimin e teknologjive inteligjente në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Programi integron aspektet teorike, eksperimentale dhe aplikative të inteligjencës artificiale, duke u fokusuar në zhvillimin e metodave dhe sistemeve inteligjente të orientuara drejt problematikave reale.
Kriteret e aplikimit
Studentët duhet të kenë përfunduar studimet e larta në fushën e kërkuar dhe të zotërojnë një diplomë të nivelit të dytë, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose diplomë sipas sistemit të vjetër të (DIND).
Mesatare mbi 8 në studimet e ciklit të parë dhe të dytë, përjashtuar raste të veçanta të gjykuara nga komisionet përkatëse për dhënien e gradës shkencore “Doktor”.
Dëshmi zotërimi të paktën të gjuhës angleze, niveli B2, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Rekomandime nga persona që gëzojnë titull shkencor dhe njohin aftësitë akademike e profesionale të kandidatit.
Demonstrim dhe zbatim i standardeve më të larta shkencore dhe etike gjatë gjithë periudhës së kërkimit dhe jo vetem.
Dosja personale e aplikimit
Aplikanti dorëzon në sekretarinë mësimore një dosje që përmban dokumentet e mëposhtme. Të gjitha kopjet duhet të jenë të noterizuara aty ku kërkohet.
- CV-ja e plotë e kandidatit
- Kopje e noterizuar e diplomave dhe listave të notave (cikli I, II ose i integruar). Diplomat e huaja shoqërohen me ekuivalentim nga MAS.
- Fotokopje e kartës së identitetit / pasaportës
- 2 (dy) fotografi
- Dy rekomandime nga personeli akademik me titull “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”
- Dëshmi e gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar)
- Dëshmi për kualifikime, trajnime, artikuj shkencorë ose pjesëmarrje në konferenca
- Vërtetim nga qendra e punës
- Vetëdeklarim për zbatimin e standardeve shkencore dhe etike
Bashkëpunime ndërkombëtare
Université Gustav Eiffel (Paris)
University of Tennessee at Chattanooga
École Centrale-Supélec / CNRS
YGA Grenoble
APLIKIMI
Dorëzo aplikimin tënd
Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në adresën zyrtare të Shkollës së Doktoraturës.
Përgjigje brenda 10 ditëve pune
LAJME

SAMITI THE POWER 2025: ATY KU TEKNOLOGJIA, INOVACIONI DHE IDETË MARRIN JETË
Këtë javë, kampusi i Universitetit Metropolitan Tirana (UMT) u shndërrua në një qendër të gjallë të inovacionit, bashkëpunimit dhe dialogut

Nga Parisi në Tiranë: Nëntë studentë francezë nga CY Cergy Paris University lënë gjurmën e tyre në UMT
Nëntë studentë nga CY Cergy Paris University, një nga institucionet më dinamike në Francë, kanë mbërritur në University Metropolitan Tirana

Universiteti Metropolitan Tirana përfaqëson arsimin e lartë shqiptar në javën franko-shqiptare dedikuar Inteligjencës Artificiale
Universiteti Metropolitan Tirana (UMT) ka përfaqësuar me dinjitet botën akademike shqiptare në javën franko-shqiptare të dedikuar Inteligjencës Artificiale (AI), duke