E-Shërbime

Tarifat dhe bursat e studimit

TARIFAT E STUDIMIT

Çdo i interesuar mund të rezervojë studimet në një prej programeve të studimit në UMT duke filluar nga muaji dhjetor. Universiteti Metropolitan Tirana mundëson tarifa të reduktuara studimi për rezervime të hershme.

Për të mësuar më shumë mbi tarifat e studimit dhe rezervimet e hershme:

  • Programet Bachelor dhe Profesionale kliko këtu.
  • Programet Master kliko këtu.
 

BURSAT E STUDIMIT

Universiteti Metropolitan Tirana ofron një politikë të gjerë bursash për ekselentët, pa kufizim.  Bursat akordohen mbi kritere të qarta dhe të barabarta bazuar në punën dhe rezultatet e studentëve dhe në përgjegjësinë sociale të UMT, sipas një procesi transparent dhe të thjeshtë aplikimi kliko këtu.

Për të mësuar më shumë mbi tarifat dhe bursat e studimit për programet Bachelor kliko këtu.

FINANCIMI I STUDIMEVE

Falë marrëveshjes me Bankën Credins, të gjithë studentët e UMT në Programet Profesionale, Bachelor dhe Master mund të përfitojnë kredi studentore me 0% interes sipas një procedure të thjeshtuar brenda 24 orëve. Normat e interesit do të mbulohen tërësisht nga Universiteti Metropolitan Tirana për secilin individ. Për kredinë studentore mund të aplikoni duke klikuar këtu.

FACILITETE NË UMT

UMT pajis të gjithë studentët të cilët regjistrohen për herë të parë në një cikël studimi Bachelor ose Program Profesional me Çantën e Studentit ku përfshihet:

  • CD me leksionet didaktike
  • Guida e studentit
  • Akses në web-mail dhe platformën universitare edu4schools
  • Rregullore e studentit
  • Karta e studentit në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë pas muajit Janar

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.