SHKOLLA E DOKTORATURËS

Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente

Program i ciklit të tretë – Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT (FSHKIT) në Universitetin Metropolitan Tirana (UMT), që prej dhjetorit 2021, është licencuar për ofrimin e programit të doktoraturës në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe Sistemeve Inteligjente (AI & SI). Ky program është ndërtuar mbi bashkëpunimin me institucione shqiptare, rajonale, evropiane dhe amerikane të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. 

3-5 vite akademike

4 fusha kërkimore

0 € kosto per doktorante

Punësim me kohë të plotë pranë UMT-së

Rreth Shkollës Doktorale

Kërkim i avancuar, i organizuar dhe i hapur

Objektivat e programit

Programi i doktoraturës ka për qëllim thellimin e njohurive teorike dhe zhvillimin e kompetencave kërkimore në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe Sistemeve Inteligjente. Studimet doktorale ndërtohen mbi kërkimin shkencor të pavarur dhe veprimtarinë krijuese akademike, duke krijuar kushtet për përgatitjen e tezës së doktoraturës (disertacionit), e nevojshme për fitimin e gradës shkencore “Doktor”. Nëpërmjet këtij programi, doktorantët aftësohen për të zhvilluar kërkim shkencor të avancuar, për të propozuar zgjidhje inovative dhe për të kontribuar në zhvillimin e teknologjive inteligjente në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Programi integron aspektet teorike, eksperimentale dhe aplikative të inteligjencës artificiale, duke u fokusuar në zhvillimin e metodave dhe sistemeve inteligjente të orientuara drejt problematikave reale.

Kandidatët që do të ndjekin programin doktoral do të kenë mundësinë të zhvillojnë aktivitetin e tyre kërkimor me mbështetjen e kolegëve nga Université Gustav Eiffel (Paris), INSA Grenoble, École Centrale-Supélec / CNRS dhe University of Tennessee at Chattanooga. Programi ka një kohëzgjatje prej tre deri në katër vite akademike. Kandidatët do të punësohen me kohë të plotë pranë Universitetit Metropolitan Tirana, dhe tarifa e studimit mbulohet tërësisht nga projekti kërkimor për një periudhë tre-vjeçare.

Fushat e aplikimit

AI in Medicine & Imaging

Robotics & Autonomous Navigation

AI in Business, Security & Society

Energy & Environment

Temat e doktorantëve sipas vitit të regjistrimit

Programi dhe Struktura Akademike

Programi i doktoraturës në Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente është konceptuar si një program elitar kërkimor, i orientuar drejt përgatitjes së studiuesve dhe ekspertëve të nivelit të lartë në fushat më të avancuara të inteligjencës artificiale, shkencës së të dhënave dhe sistemeve inteligjente. Në këtë program pranohen kandidatë me rezultate shumë të larta akademike dhe me potencial të spikatur kërkimor, të cilët kanë përfunduar studimet universitare në fusha të lidhura me shkencat kompjuterike, matematikën, fizikën matematike, automatizimin, inxhinierinë, ekonominë ose fusha të tjera të përafërta. Shkolla e Doktoraturës synon të tërheqë studentët më të dalluar, të diplomuar jo vetëm në Universitetin Metropolitan Tirana, por edhe në universitetet më të njohura shqiptare dhe në universitete prestigjioze evropiane. Përzgjedhja e kandidatëve bazohet në ekselencën akademike, rezultatet e arritura gjatë studimeve Bachelor dhe Master, aftësitë analitike dhe motivimin për t’u angazhuar në kërkim shkencor të avancuar. Studimet organizohen mbi plane individuale kërkimi dhe zhvillohen në një mjedis akademik që promovon autonominë shkencore, mendimin kritik, inovacionin dhe bashkëpunimin ndërdisiplinor. Doktorantët përfshihen aktivisht në seminare shkencore, publikime akademike, projekte kërkimore dhe aktivitete ndërkombëtare mobiliteti, duke u integruar gradualisht në komunitetin ndërkombëtar të kërkimit shkencor në fushën e inteligjencës artificiale dhe sistemeve inteligjente.

Bashkëpunimi Ndërkombëtar dhe Udhëheqja Shkencore

Një komponent i rëndësishëm i programit është dimensioni ndërkombëtar, përmes bashkëpunimit me universitete dhe qendra kërkimore në Evropë dhe SHBA, përfshirë institucione franceze, italiane dhe amerikane. Këto partneritete mundësojnë bashkëudhëheqjen e doktoraturave, projekte të përbashkëta kërkimore dhe diploma të dyfishta ose të përbashkëta. Doktorantët mund të zhvillojnë një pjesë të kërkimit pranë institucioneve partnere, duke përfituar nga laboratorët dhe rrjetet akademike ndërkombëtare, si dhe nga mbështetja e udhëheqësve vendas dhe ndërkombëtarë për kërkime me impakt kombëtar dhe ndërkombëtar.

Prof.Dr. Silviu-Iulian Niculescu
(Research Director at the French National Center for Scientific Research (CNRS)

Prof. Dr. René Natowicz
(ESIEE Paris-Université Gustave Eiffel, France),

Prof. Dr. Arben Asllani (University of Tennessee Chattanooga, USA)

Prof. Dr. Didier Georges
(Grenoble Institute of Engineering & Management (Grenoble INP)

Prof. Dr. Nikolla Civici
(Universiteti Metropolitan Tirana)

Prof. Dr. Arben Cela
(ESIEE Paris-Université Gustave Eiffel, France)

Prof. Asoc. Dr. Lekë Pepkolaj
(Universiteti Metropolitan Tirana)

Prof. Dr. Laurent Najman
(ESIEE Paris-Université Gustave Eiffel, France),

Dr. Elton Domnori
(Universiteti Metropolitan Tirana)

Prof. Dr. Patrick Siarry
(Université Paris-Est Créteil (UPEC))

Dr. Maaruf Ali
(Universiteti Metropolitan Tirana)

Prof. Asoc. Dr. Aranit Shkurti
(Universiteti Metropolitan Tirana)

APLIKIMI

Dorëzo aplikimin tënd

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në adresën zyrtare të Shkollës së Doktoraturës.

Përgjigje brenda 10 ditëve pune