KËRKIM
DHE PROJEKTE

Kërkim dhe Projekte - Universiteti Metropolitan Tirana

Projekte dhe bashkëpunime

Universiteti Metropolitan Tirana synon të jetë një universitet modern dhe i hapur ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar, duke krijuar ura lidhëse midis studentëve, kërkimit shkencor, industrisë dhe tregut europian të punës. UMT zhvillon vazhdimisht projekte dhe marrëdhënie bashkëpunimi jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në rajon dhe me universitete, institucione kërkimore dhe kompani në vende të ndryshme europiane, si Italia, Franca, Spanja, Gjermania, Sllovenia dhe vende të tjera partnere. Këto bashkëpunime krijojnë mundësi reale për shkëmbime akademike, projekte të përbashkëta, praktika profesionale, kërkim shkencor dhe zhvillim teknologjik.

Përmes këtij rrjeti bashkëpunimi, studentët e UMT-së kanë mundësi të përfshihen në eksperienca ndërkombëtare, të punojnë me pedagogë dhe profesionistë nga vende të ndryshme dhe të njihen me standardet europiane të arsimit dhe industrisë. Universiteti bashkëpunon gjithashtu me kompani dhe institucione partnere për t’u ofruar studentëve praktika profesionale dhe eksperienca konkrete gjatë studimeve. Shumë prej tyre arrijnë të integrohen me sukses në tregun e punës, shpeshherë edhe në kompanitë ku kanë zhvilluar praktikat ose projektet e tyre.

Në këtë mënyrë, UMT synon të formojë profesionistë të përgatitur për një treg pune gjithnjë e më ndërkombëtar, duke i pajisur studentët jo vetëm me dije teorike, por edhe me aftësi praktike, eksperiencë reale dhe një vizion europian për të ardhmen e tyre profesionale.

  • Universiteti i Tiranës
  • Universiteti Politeknik i Tiranës
  • Instituti për Zhvillimin e Studimeve të Integruara
  • Instituti Konfuci
  • Drejtoria e Patentave dhe Markave
  • Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit
  • Institucioni Financiar NOA
  • Albtelecom Sha
  • Union Bank
  • KESH
  • Bursa Shqiptare e Titujve “ALSE” SH.A
  • Raiffeisen Sh.A
  • Shkolla Karl Gega
  • Market Consulting-MC
  • 2Lweb
  • Ikran Services
  • Ferari shpk
  • C&S Counstruction
  • Copier & Computer Center
  • GjeoVjosa
  • AISEC
  • Metro Design
  • Adi Professional
  • Ditak Shpk
  • Studio Krijuese AKZ
  • Frontline
  • Max Internship
  • Best Collection
  • Bukinist
  • Emerald Dental
  • Grand Relax Spa
  • Hotel Floga Shkoder
  • Ring Center
  • Irisoft Education
  • GEOTRIM Shpk
  • International Financial Institute of Banking and Insurance
  • Sigal Uniqa Group Austria