Keni një ide inovative që mund të përmirësojë jetën e personave me Alzheimer, demencë ose sëmundje të tjera neurodegjenerative?
A doni të zhvilloni një zgjidhje inovative, një mjet digjital, një shërbim apo një qasje të re ndaj ndihmës dhe mbështetjes?
Projekti DARING – Digital Advancement and Resilience in Neurodegenerative Healthcare through Innovation and SMEs ju ofron mundësinë për ta transformuar idenë tuaj në një inovacion me ndikim të vërtetë shoqëror.
Trajnim dhe edukim falas
Hackathon dhe konkurse çmimesh
Mentorim dhe mbështetje profesionale
Fokus në sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën
Ftojmë:
- Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM),
- Profesionistët e shëndetësisë,
- Studiuesit, sipërmarrësit e rinj,
- Organizatat jofitimprurëse,
- Grupet informale dhe
- Individët me ide innovative
të aplikojnë për Programin DARING Empowerment.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kenë mundësinë të vazhdojnë më tej në Hackathon dhe Incubator Summer Week, ku do të zhvillojnë idetë e tyre me mbështetjen e ekspertëve dhe mentorëve ndërkombëtarë.
Bëhuni pjesë e DARING dhe kontribuoni në krijimin e zgjidhjeve inovative për të ardhmen e kujdesit shëndetësor! Linku i aplikimit: https://forms.gle/Q6WUiVVp89cjRpH48
Aplikimet mund të dorëzohen nga data 12/08/2026, ora 09:00 (CET) deri në 25.09.2026, ora 23:59 (CET).


