Universiteti Metropolitan Tirana falë angazhimit të tij në programin Erasmus + dhe bashkëpunimit me Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Iașit, në Rumani hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik për mësimdhënie.
Niveli i mobilitetit:
-Mobilitet për mësimdhënie;
Kush mund të aplikojë:
Mund të aplikojnë stafi akademik i brendshëm në Fakultetin e Inxhinierisë Kompjuterike dhe IT si edhe stafi akademik në Fakultetin e Ekonomisë.
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë (plus 2 ditë udhëtim) dhe përfshin 8 orë mësimdhënie në gjuhën angleze.
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor sipas programit Erasmus +, 140 euro në ditë;
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes…
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- – Kopje e pasaportës;
- – CV dhe listë e publikimeve (në gjuhën angleze);
- – Vërtetim punësimi (në gjuhën angleze);
- – Plani i mobilitetit për mësimdhënie;
Formati i planit të mobilitetit mund të shkarkohet në adresën: https://www.uaic.ro/en/international/erasmus-programme-with-partner-countries/forms/
Për më shumë lidhur me plotësimin e dokumentit të planit të mobilitetit referohuni udhëzuesit të mobilitetit në adresën: https://umt.edu.al/udhezues-mb…
Afati për aplikim: 20 Nëntor 2020
Për të aplikuar ju lutemi të dorëzoni dokumentet të skanuara me e-mail në adresën eelmazi@umt.edu.al ose dorazi në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin Metropolitan Tirana. Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: eelmazi@umt.edu.al
UMT ju uron suksese në aplikimin tuaj!



