Udhëzues mbi mobilitetin e stafitErasmus + mbështesin lëvizshmërinë në të gjitha nivelet e arsimit të lartë,
duke përfshirë lëvizshmërinë stafin akademik dhe administrativ. Bursat e
Erasmus + përfshijnë një ndihmë ditore të jetesës dhe shpenzimet e udhëtimit.
Kush mund të aplikojë: Mund të aplikojnë stafi akademik ose administrativ i
punësuar në Universitetin Metropolitan Tirana. Kriteret specifike bëhen me dije
përmes thirrjes për aplikim, në varësi të marrëveshjeve që universiteti ka me
universitetet pritëse partnere.
Llojet e shëmbimit: Mobiliteti mund të zhvillohet për mësimdhënie ose
trajnim.
Kohëzgjatja e bursave: Periudha e lëvizshmërisë për mësimdhënie mund të zgjasë
nga 5 ditë deri në 2 muaj. Periusha e lëvizshmërisë për trajnim mund të zgjasë
nga 5 ditë deri në 2 muaj.
Disiplint e ofruara: Fushat e shkëmbimit përcaktohen në marrëveshjen midis
universiteteve.
Gjuha e mësimdhënies ose
trajnimit: Mësimdhënia
përgjithësisht do të jetë në gjuhën angleze. Në raste specifike, bazuar në
marrëveshjen midis UMT dhe universiteteve pritëse, mundet që universitetet të
vendosin si gjuhë mësimdhënieje ose trajnimi, gjuhën e tyre me nivele
përkatëse. Këto të dhëna bëhen me dije në thirrjen për aplikim.
Aktivitetet e mësimdhënies dhe trajnimit të stafit mund
të kombinohen.
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin ditor;
Shtetet pritëse
|
Bursa
|
Danimarka, Finlanda, Islanda, Irlanda,
Lihtenshtajni,
Luksemburg, Norvegji, Suedi, Mbretëria e Bashkuar
|
180 EUR
|
Austri, Belgjikë, Qipro, Francë, Gjermani, Greqi,
Itali, Maltë, Hollandë, Portugali, Spanjë
|
160 EUR
|
ullgaria, Kroacia, Republika eke, Estonia, Republika
e Maqedonisë së Veriut, Hungarisë, Letonisë,
Lituanisë,
Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia,
Turqia
|
140 EUR
|
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës
dhe atij të origjinës).

Dokumentacioni i kërkuar: Dokumentet specifikohen në thirrjen për aplikim dhe varen
nga lloji i mobilitetit si edhe nga kërkesat e universitetit pritës.
Përgjithësisht kërkohet:
- Kopje e Pasaportës;
- CV ose biografi e
shkurtër (në gjuhën angleze);
- Lista e
publikimeve;
- Plani i mobilitetit
(për mësimdhënie ose trajnim në varësi të mobilitetit)*;
*Mobility Plan është
një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të
përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit.
Në krye të Planit të
Mobilitetit çdo anëtar i stafit akademik ose administrativ duhet të pltësojë
periudhën e mobilitetit (ditën, muajin, viti i fillimit dhe mbarimit të
periudhës së shkëmbimit; ditët e qëndrimit pa llogaritur brenda tyre ditët e
udhëtimit).


Në tabelën e parë
përcaktohen të dhënat e fituesit të bursës si gjeneralitete, kombësia,
vjetërsia në punë, viti akademik dhe kontaktet.

“ Senority” ose “ Vjetërsia” në punë
ndahet si më poshtë:
Junior – më pak se 10 vite përvojë pune.
Intermediate- më shumë se 10 vite dhe më pak se 20 vite përvojë pune.
Senior- 20 apo më shumë vite përvojë pune.
Në tabelën e dytë
përcaktohen të dhënat e universitetit dërgues si emri, fakulteti, kodi Erasmus,
adresa, shteti, personi i kontaktit dhe të dhënat e kontaktit.

Në tabelën e tretë
përcaktohen të dhënat e universitetit pritës si emri, fakulteti, kodi Erasmus,
adresa, shteti, personi i kontaktit dhe të dhënat e kontaktit.

Në seksionin ‘‘Para
Mobilitetit’’, përfshihen të dhëna si gjuha e mësimdhënies/trajnimit, objektivat
e mobilitetit, vlera e shtuar e mobilitetit, aktivitetet që do të zhvillohen
gjatë mobilitetit (mund të përfshijë planin e mësimdhënies, temat përkatëse ose
planin e trajnimin), impakti dhe rezultatet e pritshme.

Në seksionin ‘‘Commitment of the three parties’’ ky dokument
nënshkruhet nga fituesi i bursës, nga personi përgjegjës në universitetin
dërgues (Koordinatori Institucional, Dr. Erida Elmazi) dhe nga personi
përgjegjës në universitetin pritës.
