E-Shërbime

Start-Up City 2

Start-Up City, aktiviteti i organizuar nga Universiteti Metropolitan Tirana në bashkëpunim me
Fakultetin e Ekonomisë së Tiranës u finalizua me sukses të premten e 28 qershorit, duke shpallur dhe
fituesit e tij. Përgjatë tre ditëve, 20 të rinj u trajnuan nga sipërmarrës të suksesshëm për ndërtimin e
një plani biznesi dhe prezantimin e tij përpara një jurie profesioniste.
Fituesit e Start Up City u vlerësuan me çmime të ndryshme të cilat variuan nga vlera monetare deri
tek trajnimet në fushën e Lidershipit apo Digital Marketing. Pesë prej ideve do të inkubohen në
Metropolitan Incubator, inkubatori i parë brenda një universiteti shqiptar.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.