Start-Up City, aktiviteti i organizuar nga Universiteti Metropolitan Tirana në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë së Tiranës u finalizua me sukses të premten e 28 qershorit, duke shpallur dhe fituesit e tij. Përgjatë tre ditëve, 20 të rinj u trajnuan nga sipërmarrës të suksesshëm për ndërtimin e një plani biznesi dhe prezantimin e tij përpara një jurie profesioniste.
Fituesit e Start Up City u vlerësuan me çmime të ndryshme të cilat variuan nga vlera monetare deri tek trajnimet në fushën e Lidershipit apo Digital Marketing. Pesë prej ideve do të inkubohen në Metropolitan Incubator, inkubatori i parë brenda një universiteti shqiptar.



