E-Shërbime

Stafi akademik ndërkombëtarizimi

Universiteti Metropolitan Tirana ka një përvojë të vlefshme në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në fushën e edukimit dhe kërkimit global, mirëpret shumë studiues si dhe profesorë vizitorë.
Universiteti Metropolitan Tirana gjithashtu stimulon në mënyrë aktive bashkëpunimin ndërkombëtar në formën e edukimit dhe kërkimit. Në shërbim të shoqërisë dhe duke krijuar impakt më të madh, bashkëpunon ngushtë me institucionet akademike kombëtare dhe ndërkombëtare, institutet profesionale dhe inkurajon mobilitetet e stafit brenda dhe jashtë vendit.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.