E-Shërbime

Mirëseardhje e ngrohtë

Pasi keni mbërritur në Shqipëri, Mirë se të vini në Tiranë dhe Universitetin Metropolitan Tirana!
Ky udhëtim është një hap tjetër drejt eksplorimit të sferave të reja dhe fitimit të përvojave të reja personale kulturore dhe akademike, të cilat do të mbeten thesar në kujtimet tuaja për një kohë të gjatë.
Ju inkurajojmë fuqimisht të eksploroni të gjitha aktivitetet e mundshme dhe qytetin e Tiranës. Universiteti Metropolitan Tirana do të jetë përkrah jush me të gjitha strukturat e tij për t’ju ofruar mundësi te shumëllojshme.

Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë : është këtu për të zhvilluar dhe koordinuar aktivitetet ndërkombëtare të stafit dhe studentëve. Ajo do të sigurojë që të kontribuojë në pasurimin e përvojës suaj të shkëmbimit në Universitetin Metropolitan Tirana.
Kontakt: iro-projects@umt.edu.al

Dekani i Studentëve: është këtu për t’ju ndihmuar në çdo çështje akademike, studentore dhe sociale të Universitetit Metropolitan Tirana.
Kontakt: rlika@umt.edu.al

Këshilli Studentor: është këtu për t’ju ndihmuar të merrni pjesë në klube studentore dhe aktivitete të ndryshme sociale, kulturore, akademike dhe sportive ose të regjistroheni në klube të ndryshme studentore. Kryetari i Këshillit Studentor dhe të gjithë anëtarët e tij do të jenë në kontakt të ngushtë me ju!
Kontakt: keshilli.studentor@umt.edu.al

Sekretaria Mësimorë: është këtu për t’ju ndihmuar me çështjet akademike në lidhje me mungesat, notat dhe transkriptet tuaja.
Kontakt: sekretariamesimore@umt.edu.al

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.