E-Shërbime

Jeta në kampus

I vendosur pranë qendrës së Tiranës, kampusi i Universitetit Metropolitan Tirana është i ndërthurur me jetën urbane të qytetit. Universiteti Metropolitan Tirana ka siguruar krijimin e kushteve moderne për studentët, stafin akademik dhe administrativ. Në dy godinat e Universitetit të vendosura në pozicionet më të favorshme të kryeqytetit, ofron auditorë, biblioteka, Rektoratin, Fakultete dhe Laboratorë. Ndërtesat shërbejnë gjithashtu si një pike takimi për studentët për të biseduar me strukturat e ndryshme të Universitetit Metropolitan Tirana dhe për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme sociale, kulturore, akademike dhe kërkimore.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.