E-Shërbime

Transport

Shumica e vendasve udhëtojnë me autobus ose taksi, Tirana ka një rrjet të gjerë autobusësh që e bën të lehtë për të huajt që jetojnë në Tiranë të arrijnë në pjesën më të madhe të qendrës së qytetit. Për të kursyer më shumë kohë mund të përdorni taksitë të cilat karakterizohen nga targa të verdha. Ekziston edhe një aplikacion online që ofron detaje të lidhjeve të transportit publik të Tiranës (Aplikacioni – Tirana Ime). Qyteti shërbehet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza, i cili ndodhet në veri-perëndim të qendrës së Tiranës njihet si Aeroporti i Rinasit.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.