E-Shërbime
Partnere UMT

Universiteti UPEC, France

Universiteti Paris-Est Créteil Val-de-Marne (UPEC) është një universitet publik që u krijua në mars 1970. Kampusi i tij prej 120,000 metrash katrorë ndodhet 20 minuta në juglindje të qendrës së kryeqytetit francez. Me mbi 30,000 studentë, UPEC është universiteti më i madh multidisiplinar në rajonin Île-de-France. Lëndët e mbuluara në UPEC përfshijnë shkencën, teknologjinë, administratën, ligjin, ekonominë dhe menaxhimin, si dhe shkencat humane, shkencat sociale, shkencat sportive, arsimin dhe planifikimin urban.
Partnere UMT

Universiteti i Molises, Itali

Universiteti i Molises është një universitet publik i vendosur në Campobasso me 7125 studentë të regjistruar). Është themeluar në vitin 1982. UNIMOL disponon 4 kampuse universitare, është i pajisur laboratorë multimedial dhe gjuhësor, një bibliotekë të pasur dhe një qendër sportive.
Partnere UMT

Universiteti Politeknik i Barit, Itali

Universiteti Politeknik i Barit është një universitet publik themeluar ne vitin 1990 dhe ofron programe shkencore dhe teknologjike. Universiteti fokusohet në arkitekture, inxhinieri dhe dizajnë industrial. Universiteti tani ka rreth 11,000 studentë të regjistruar në vende të ndryshme në Bari, Foggia dhe Taranto. Aktivitetet kërkimore, bazë dhe aplikative, organizohen në Departamentet dhe Qendrat Kërkimore të Universitetit.
Partnere UMT

Universiteti i Granadës, Spanjë

Universiteti i Granades është themeluar në vitin 1531 nga Perandori Charles V është universiteti i katërt më i madh në Spanjë, me 80,000 studentë. Universiteti përbëhet nga pesë shkolla – Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi, Informacion dhe Telekomunikacion. Të vendosura në pesë kampuse në Granada, të gjitha brenda pjesës së vjetër të qytetit, studentët mësohen në disa nga ndërtesat më historike të qytetit, duke i mbushur studimet e tyre me një ndjenjë të pasur të trashëgimisë dhe traditës.
Partnere UMT

Universiteti i Sevillias, Spanjë

Universiteti i Seviljes ka mbi 500 vjet përvojë mësimore, themeluar ne vitin 1505, universiteti u krijua nga mbretëria katolike si Colegio Santa María de Jesús. Universiteti ka një politikë kulturore inovative të bazuar në idetë më të fundit për zhvillimin e artit në të gjitha format e saj. Universiteti i Sevillias kultivon marrëdhënie me shumë institucione artistike të qytetit, duke organizuar shfaqje dhe ekspozita bashkëpunuese.
Partnere UMT

Universiteti Teknik Cek në Pragë, Ceki

Universiteti Teknik Çek në Pragë (CTU) dhe është universiteti teknik më i vjetër në Evropë, i themeluar në 1707 i vendosur në qytetin e Pragës. Aktualisht rreth 22 000 studentë (nga të cilët mbi 3 000 janë ndërkombëtarë) janë të regjistruar në tetë fakultete dhe pesë institute, duke mbuluar gjithsej 132 programe studimi të akredituara bachelor, master dhe doktoraturë me 482 fusha të ndryshme.
Partnere UMT

Universiteti i Masaryk, Çeki

I themeluar në vitin 1919 Universiteti Masaryk me qendër në Brno, Universiteti Masaryk eshte nje nga universitetet me zgjerimin më të shpejtë në Evropë. Trupi i përgjithshëm i studentëve, i shpërndarë në mbi 200 departamente, institute dhe klinika të ndryshme, është më shumë se 40,000, mbi 7,000 prej tyre janë ndërkombëtarë.
Partnere UMT

Universiteti Teknik i Rigës, Letoni

Universiteti Teknik i Rigës është universiteti i parë i teknologjisë në vendet baltike. Traditat e qëndrueshme, metodat e avancuara të mësimdhënies, teknologjitë e reja dhe qasja inovative i ofrojnë Universitetit mundësinë për të siguruar përsosmëri kërkimore dhe për të ofruar studime cilësorë me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme. RTU është një Universitet Evropian i akredituar i njohur ndërkombëtarisht i cili përbëhet nga 9 fakultete.
Partnere UMT

Universiteti i Letonisë, Letoni

Universiteti i Letonisë themeluar në vitin 1919 është një nga institucionet më të mëdha dhe më prestigjioze të arsimit të lartë në shtetet baltike. Me 13 fakultete dhe më shumë se 20 institute kërkimore, akademikët e universitetit kryejnë kërkime në më shumë se 50 fusha. Mësimdhënia zhvillohet në nivel universitar, master dhe doktoraturë, me një numër në rritje të programeve që ofrojnë mësim në gjuhën angleze.
Partnere UMT

Universiteti Andrei Saguna i Konstancës, Ruman

Universitatea Andrei Saguna u themelua në vitin 1992 dhe është një institucion privat i arsimit të lartë me vendndodhje ne qytetin e mesëm të Konstancës. Ofron disiplina të ndryshme studimi në një kampus modern dhe një jetë aktive studentore.
Partnere UMT

Universiteti Alexandru Ioan Cuza i Iasit, Rumani

Universiteti Alexandru Ioan Cuza i Iasit është institucioni më i vjetër i arsimit të lartë në Rumani. Që nga viti 1860, universiteti ka vazhduar një traditë të kekrimit shkencor dhe te inovacionit në fushat e arsimit dhe kërkimit. Nëpërmjet 15 fakulteteve, oferta arsimore e Universitetit mbulon një gamë të gjerë fushash studimi për të tre nivelet akademike, bachelor, master dhe doktoraturë, duke kontribuar në trajnimin e profesionistëve të vlefshëm.
Partnere UMT

Universiteti Politeknik i Timisoares,Rumani

Universiteti Politeknik i Timisoares, themeluar ne vitin 1920 është një universitet i kërkimit të avancuar i njohur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar përmes punës së jashtëzakonshme të akademikëve . Universiteti mbështet inovacionin, kërkimin dhe zhvillimin, duke promovuar dixhitalizimin, duke nxitur marrëdhënie të ngushta me mjedisin ekonomik, duke lehtësuar sipërmarrjen, duke u hapur ndaj specializimeve plotësuese dhe duke u përpjekur për qëndrueshmëri.
Partnere UMT

Universiteti Perëndimor i Timisoarës, Rumani

Universiteti Perëndimor i Timisoarës është themeluar në vitin 1944 dhe është institucioni kryesor i arsimit të lartë dhe qendra kërkimore në Rumaninë Perëndimore. Komuniteti i tij përfshin afërsisht 16000 studentë dhe mbi 700 staf akademik. Është një universitet gjithëpërfshirës që përfshin 11 fakultete me departamentet e tyre përkatëse, si dhe një Departamenti të Trajnimit të Mësuesve.
Partnere UMT

Universiteti i Lodz, Poloni

Universiteti i Lodz u krijua më 24 maj 1945, vetëm pak javë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Ai u formua përmes një bashkimi të instituteve arsimore që operojnë në Łódź dhe sot është një universitet shumë i vlerësuar në Poloni. Universiteti operon në 12 fakultete që ndodhen në të gjithë Łódź, qyteti i tretë më i madh i Polonisë. Kampusi universitar ka një numër të madh konviktesh për të akomoduar studentët, si dhe ambiente moderne sportive dhe një sërë opsionesh argëtimi. Universiteti i Łódź është gjithashtu shtëpia e një prej bibliotekave më të mëdha akademike në Evropën Qendrore, e cila strehon rreth tre milionë libra.
Partnere UMT

Kolegji Universitar i Sipërmarrjes dhe Administrimit në Lublin, Poloni

WSPA themeluar ne vitin 1998 është një universitet që arsimon dhe integron studentë nga e gjithë bota, duke përdorur forma moderne të edukimit, të hapur ndaj diversitetit dhe duke formuar qëndrime pro-sociale. Përmes një procesi arsimor të ndërgjegjshëm që synon zhvillimin e ndjenjës së subjektivitetit njerëzor, Universiteti forcon kompetencat sociale dhe profesionale të nevojshme në tregun global të punës.
Partnere UMT

Akademia WSB, Poloni

Universiteti WSB është një universitet privat themeluar ne vitin 2006, i vendosur në Dąbrowa Górnicza në Poloni. Ai edukon studentë, kryen kërkime dhe bashkëpunon për zhvillimin e ekonomisë ku regjistron rreth 8 000 mijë s.
Partnere UMT

Universiteti i Bielsko Bialës, Poloni

Universiteti i Bielsko-Biała është themeluar ne vitin 2001 dhe ndodhet në Bielsko-Biała, Poloni. Universiteti ka pesë fakultete: inxhinieri mekanike dhe shkencat e informacionit; inxhinieri tekstile dhe mbrojtja e mjedisit; shkencat e menaxhimit dhe informacionit; shkencat humane dhe sociale; shkencat shëndetësore.
Partnere UMT

Universiteti Ekonomik i Varnës, Bullgari

Universiteti Ekonomik i Varnës është një institucion privat themeluar në vitin 1996 dhe është i vendosur në Varna, Bullgari. Ofron programe universitare dhe pasuniversitare në fushat e Biznesit, Menaxhimit, Mikpritjes, Turizmit, Gastronomisë dhe Arteve Kulinare, Marketingut, Sistemeve të Informacionit të Biznesit dhe Inxhinierisë Softuerike.

Konsorcium universitetesh italiane (COMMO), koordinuar nga UNIMED

Mundësi shkëmbimi në On-line University of Pegaso, Itali dhe University of Urbino, Itali. S.E.M.IN.A.RE Universiteti Politeknik i Barit, Itali Universiteti Aldo Moro, Itali

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.