E-Shërbime

Partneret Erasmus+

  • Erasmus+ është nje program mobiliteti i Bashkimit Evropian për studentët dhe stafin e Isntitucioneve te Arsimit te Larte. Objektivi i Erasmus+ është të promovojë bashkëpunimin ndërkombëtar përmes mobilitetit të studentëve dhe stafit. Erasmus+ do të funksionojë nga viti 2021 deri në vitin 2027.

    Fushat kryesore të veprimit në Erasmus+
    Erasmus+ ka tre fusha kryesore të veprimit:
    KA1 – Mobilitetet Mësimore e individëve. Mobilitetet e studentëve (studim dhe stazh) dhe stafi (trajnim, mësimdhënie).
    KA2 – Pjesëmarrja me institucione të tjera, të tilla si partneritetet strategjike, partneritetet shkollore, aleancat e njohurive dhe aleancat për aftësitë specifike të sektorit, platformat e TI-së dhe ngritja e kapaciteteve.
    KA3 – Zhvillimi i koncepteve strategjike, si forcimi i politikave konkrete dhe shkëmbimi i praktikave më të mira.

    Projektet e mobilitetit për studentët dhe stafin (KA1) konsistojnë në mundësitë e mëposhtme:
    Mobiliteti i studentëve për studime jashtë vendit në një institut partner të arsimit të lartë (IAL), nga 3 deri në 12 muaj.
    Mobiliteti i studentëve për stazhe (vendosje pune) jashtë vendit në një ndërmarrje ose një institucion tjetër, nga 2 deri në 12 muaj.
    Mobiliteti i stafit për trajnim dhe mësimdhënie.

    Për më shumë informacion kontaktoni: iro-projects@umt.edu.al

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.