Lançimi i Projektit “REINFORCE”

Në datë 28 Korrik 2022, në mjediset e Universitetit Metropolitan Tirana u bë lançimi i projektit “REINFORCE”, projekt i financuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Autoriteti: Bordi i Çështjeve të Mira, Llotaria Kombëtare. Projekti parashikon një program trajnimi për 50+ gra që banojnë në zonat rurale të Bashkisë së Tiranës. Programi trajnimit do të fokusohet në të gjitha hapat për krijimin e një biznesi të suksesshëm duke filluar nga ideja deri tek krijimi dhe prokurimi i fondeve.

Qëllimi është të transmetohen praktika të mira kur bëhet fjalë për vetë-sipërmarrjen dhe fillimin e një biznesi.

-Në prezantimin e projektit REINFORCE morën pjesë përfitueset potenciale të projektit REINFORCE, gra të zonave të ndryshme rurale të Tiranës, ku mund të përmendim Farkën, Vaqarrin, Petrelën etj. Gjithashtu ishin të pranishëm antarë të stafit akademik të UMT-ës, dhe studentë.

Paneli i takimit përbehej nga:

1. Dr. Alba Skëndaj → Koordinatore e Projektit “REINFORCE”.

2. Znj. Irena Shtraza → Menaxhere Programi në “UN Women”, e cila prezantoi projektet për fuqizimin e grave të mbështetura nga “UN Women”.

3. Znj, Joniada Hito → Përgjegjëse sektori-Departamenti i Këshillimit të Karrierës pranë Bashkisë së Tiranës, si dhe Znj. Albina Ferko Nanaj → Anëtare e Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranë. Të cilat bën prezantimin e nismave të Bashkisë së Tiranës për mundësitë e punësimit të grave.

4. Z. Patrik Fetahaj →Këshilltar për Promovimin e Start-up, “EU for Innovation”, i cili prezantoi mundësitë për suportin e Start-Up – eve të udhëhequra nga gratë.

5. Znj. Fjorela Shalsi → Eksperte gjinore, e cila foli për rëndësinë e fuqizimit të grave në vend.”