E-Shërbime

Universiteti Metropolitan Tirana hap thirrjen për kandidatë doktorature në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe IT

Universiteti Metropolitan Tirana (UMT) shpall hapjen e regjistrimeve për programin e ciklit të tretë doktoral në “Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente” të ofruar nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT.  Kandidatët që do të ndjekin programin e studimit doktoral do të kenë mundësinë të zhvillojnë aktivitetin e tyre kërkimore më mbështetje e kolegeve te Universitetit Gustav Eiffel (Paris, France), Institut National de Sciences Appliquées (Grenoble, France), Ecole Centrale – Supelec/ CNRS (France), University of Tennessee at Chattanooga. Program ka një kohëzgjatje prej tre deri ne kater vite.

Numri i kuotave për këtë program studimi është 3 (tre) kandidatë. Kandidatët do të punësohen me kohë të plotë pranë Universitetit Metropolitan Tirane. Te pakten nje nga doktorantet do te regjistrohet ne programin e bashkeudheheqjes (cotutelle)  me partenret franceze ç’ka nenkupton nje diplome te perbashket doktorature dhe nje kohezgjatje te njejte ne te dy institucionet, ne UMT dhe ate frencez. Tarifa e studimit do të mbulohet tërësisht nga projekti kërkimor për një periudhë tre-vjeçare.

Kriteret e pranimit në programit e studimit janë si më poshtë:

  • Të kenë përfunduar një program studimi të ciklit të dytë (Master i Shkencave) në degë si: Matematike e aplikuar, Inxhinieri Kompjuterike, Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni,…
  • Të ketë notën mesatare të programit të studimit të ciklit të dytë 9 e lart.
  • Të zotëroje gjuhën angleze.
  • Preferohet (nuk përbën parakusht) të zotërojë gjuhën Franceze.

Përveç dokumentacionit sa më lartë, kandidati duhet të paraqesë edhe:

  • Një CV të përditësuar
  • Dy letra reference
  • Punimin(et)  kërkimor(e) ne kuadrin e diplomes se masterit

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në humanresources@umt.edu.al

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.