E-Shërbime

UMT Opendoor Fest: Fillojnë regjistrimet për vitin akademik 2024-2025

Në prag të zgjedhjes së programeve të studimit për vitin e ardhshëm akademik, qindra maturantë u bënë pjesë e eventit “UMT Outdoor Fest” në Universitetin Metropolitan Tirana.

Aktiviteti iu dedikua nxënësve për të eksploruar mundësitë e studimit në degët më trend të kohës si inteligjenca artificiale, shkencat kompjuterike, arkitektura, inxhinieria dhe ekonomia.

Rektori Prof. Dr. Nikolla Civici, u shpreh se Universiteti Metropolitan, krahas ekselencës akademike me programet më të kërkuara në tregun e punës dhe kurrikulave bashkëkohore, i kushton rëndësi të veçantë jetës sociale dhe kulturore të studentëve.

Ndërkohë, Dekania e Studentëve Dr. Sonila Daiu prezantoi për të gjithë të interesuarit klubet studentore përmes një programi të pasur aktivitetesh dhe mentorimi nga pedagogët, që zhvillojnë aftësitë ndërdisiplinore të të rinjve.

Në një mjedis inovativ dhe dinamik, UMT ofron për studentët e ardhshëm aktivizimin në klubet studentore, shkëmbim në programet Erasmus+ në universitetet europiane apo zhvillim profesional përmes programit Alumni Mentor.

Play Video about UMT Opendoor Fest: Fillojnë regjistrimet për vitin akademik 2024-2025
Universiteti Metropolitan Tirana vlerëson arritjet e çdo maturanti ekselent duke i mbështetur përmes një sistemi bursash ekselence, ndërsa regjistrimet për vitin 2024-2025 kanë filluar jo vetëm për studentët shqiptarë, por edhe ata të huaj. Andrea Solís, studente nga Spanja që aktualisht ndodhet në UMT në kuadër të Programit Erasmus+ u shpreh e lumtur për mundësinë e dhënë dhe vlerësoi jetën dinamike në kampus. UMT, me një staf akademik ndërkombëtar dhe infrastrukturë prej 11 laboratorësh shkencorë është gjithashtu i pari universitet në Shqipëri që ofron programin e doktoraturës në “Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente” dhe programin bachelor në “Inteligjencë Artificiale”.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.