E-Shërbime

UMT dhe Regional Challenge Fund, do të bashkëpunojnë në dy programe trajnimi

Universiteti Metropolitan Tirana shton portofolin e partnerëve zhvillimor, duke fituar mbështetje financiare për dy programe studimi që do të rrisin kapacitetin profesional e do të aftësojnë më shumë studentët tanë për tregun e punës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Universiteti Metropolitan Tirana dhe Regional Challenge Fund, do të bashkëpunojnë përmes ekspertëve më të mirë gjerman në dy programe trajnimi, në Dizajn dhe Zhvillim Software dhe Program Profesional në Menaxhim në Turizëm, Hoteleri dhe Evente.

Projekti zgjat tre vite dhe do t’u japë mundësi studentëve të Universiteti Metropolitan Tirana të marrin përvojë praktike në kompani lider në këto fusha. Pjesë e këtij programi është edhe krijimi i kurrikulave dhe materialeve mësimore.

Çdo vit, 10 deri në 15 prej studentëve tanë do të kenë mundësinë të zhvillojnë praktikën pranë ambienteve të partnerëve pjesë e këtij projekti.
Programi i trajnimit do të jetë 3 muaj e gjysëm. Gjatë 2 javëve të para studentët do të marrin mësimet teorike nga trajnerët e kompanisë. Ata do të njihen me konceptet bazë që do të përdorin gjatë trajnimit praktik, se si aftësitë e buta «soft skills» duhet të funksionojnë në një mjedis pune, si organizohet puna dhe si funksionon kompania.

Në tre muajt e mëtejmë studentët do të vizitojnë çdo javë mjediset e kompanive si praktikant dhe do kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike në vendin e punës. Ata do të marrin pjesë në projekte reale që duhen bërë për kompaninë por do ti nënshtrohen një moduli të veçantë trajnimi të dakordësuar nga trajneri i përcaktuar në nivel kompanie, koordinatori i kompanisë dhe koordinatori i institucionit të arsimit të lartë profesional.

Partnerët tanë në këtë projekt janë; Albanian Business Partner, Maritim Hotel Plaza, REVO Hospitality Group, Albpastrim, dhe Softmogul.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.