E-Shërbime

Studentët francezë zgjedhin Universitetin Metropolitan Tirana

Vitin e ardhshëm akademik (2023-2024), Universiteti Metropolitan Tirana do të mirëpresë studentët e ESIEE Paris/ Université Gustave Eiffel të cilët do të kryejnë një semestër të plotë në UMT.

Studentët janë në vitin e tretë të studimeve  në fushën e shkencave kompjuterike dhe software dhe përgjatë 4 muajve do të ndjekin studimet e ofruara nga stafi akademik i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë së Informacionit të UMT.

Përzgjedhja e UMT nga ESIEE Paris, një nga Grande Ecole franceze më të mira të programit pesëvjeçar, është një risi për sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri dhe si e tillë një dëshmi besimi ndaj sistemit universitar shqiptar. Kjo përvojë do të jetë një eksperiencë multi-kulturore formimi universitar tepër e vyer për studentët francezë.

ESIEE Paris është krijuar në vitin 1904 dhe është dalluar menjëherë si një shkollë inxhinierike e lidhur tepër ngushtë me industrinë dhe e fokusuar në inovacionin dhe sipërmarrjen. Një nga ish-studentët e saj më të njohur është Marcel Dassault, Kapiteni i industrisë së aviacionit luftarak dhe të biznesit Francez. Një tjetër ish student i ESIEE Paris është Prof. Yann LeCun, fitues i Cmimit Touring 2018, për kontributin e tij të vyer në fushën e Inteligjencës Artificiale. Aktualisht ai drejton laboratorin e Facebook të Inteligjencës Artificiale në të cilin ushtrojnë talentet e tyre disa ish-studentë të ESIEE Paris.

Bashkëpunimi i ngushtë me industrinë, inovacioni shkencor dhe ai pedagogjik janë karakteristikat më kryesore të ESIEE Paris që nga themelimi i saj. Integrimi së fundmi i ESIEE Paris në Universitetin Gustav Eiffel dhe cilësia e kërkimit shkencor të pedagogëve të tij i ka dhënë një dimension të ri këtij institucioni dhe e rreshton atë në dy-tre Shkollat e Larta Franceze më të dalluara të programit pesëvjeçar.

Kjo eksperiencë e përbashkët midis ESIEE Paris dhe UMT do të jetë tepër e çmuar sidomos për UMT pasi do të kuptojë që përkujdesi për formimin e studentëve, lidhja me industrinë, inovacioni pedagogjik dhe shkencor, ndërkombëtarizimi dhe strukturimi i aktiviteteve  shkencore rreth shkollës së doktorarurës në Intelligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente, objektiva që UMT i ka vënë tashmë vetes, e pozicionojnë atë si një universitet që e kryen me dinjitet misionin e tij.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.