E-Shërbime

Shake It Up: Së shpejti nis kursi profesional dedikuar inxhinierisë së tërmeteve

Shake It Up: Së shpejti nis kursi profesional dedikuar inxhinierisë së tërmeteve

UMT në bashkëpunim me institucionin kërkimor-shkencor më të madh në rajon IZIIS ofron kursin pasuniversitar të inxhinierisë së tërmeteve.

Sizmiologjia është pjesë jetike e inxhinierisë, arkitekturës apo fushave të ngjashme si gjeologjia dhe gjeofizika. Shqipëria ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ku për fat të keq mund të hasim tërmete shkatërruese që përsëriten në periudha të caktuara.

Universiteti Metropolitan Tirana ofron për herë të parë një kurs të dedikuar pasuniversitar për inxhinierinë e tërmeteve, në bashkëpunim me Institutin e mirënjohur të Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmiologjisë Inxhinierike në Shkup UKIM-IZIIS SS Cyril.

Profili i kursit profesional “Shake it up: Nga teoria në praktikën e inxhinierisë së tërmeteve” u dedikohet inxhinierëve dhe arkitektëve, duke ndjekur metodat “mobile lab” dhe “shake table” për teste dhe stimulime të tërmetit. UMT përmbush kështu në një nivel tjetër vizionin për t’u ofruar studentëve aksesin dhe qasjet në laboratoret universitare e shkencore më inovatore për programet ku studiojnë.

Universiteti Metropolitan Tirana ka dhënë një kontribut të çmuar me ekspertizën gjatë tërmetit të vitit 2019 në Shqipëri. Pedagogët e Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës në UMT zbritën në terren duke vlerësuar dëmet në qindra ndërtesa, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shtetërore. Kjo na ka shtyrë që përtej kurrikulës që studentët zhvillojnë në programet bachelor dhe master në Inxhinieri Ndërtimi, të ofrojmë edhe këtë kurs pasuniversitar në inxhinierinë e tërmeteve”, shprehet Prof. Asoc. Dr. Emre Çeçen, pedagog në UMT.

Profesor Çeçen sqaron detaje mbi kursin që mund ta ndjekin të gjithë të diplomuarit në nivel bachelor në Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Hidroteknike, Inxhinieri Mjedisore, Arkitekturë apo fusha të ngjashme. Ai thekson se lektorë në këtë kurs do të jenë ekspertët më të mirë shqiptarë dhe të huaj, me eksperiencë të gjerë në projekte reale dhe aktivitet të gjerë shkencor.

Ne kemi përgatitur një plan mësimor shumë të përditësuar ku temat përfshijnë trajtimin e rrezikut sizmik, strukturat inxhinierike, inxhinierinë gjeoteknike ndaj tërmeteve, parimet e projektimit dhe vlerësimit të urave, digave apo tuneleve ekzistuese, vlerësimin e dëmeve dhe kostove pas tërmetit, për të kaluar te testimi dinamik i strukturave apo menaxhimi i rrezikut. Është një kurrikul e plotë dhe bashkëkohore, të cilën e kemi hartuar me partnerët e IZIIS në Maqedoninë e Veriut sipas praktikave më të mira ndërkombëtare. Duhet thënë se Laboratori i Testimit Dinamik të IZIIS është një nga laboratorët strategjikë në të cilin kryhen në vazhdimësi kërkime shkencore dhe aplikative në fushën e dinamikës së strukturave dhe vetë IZIIS është institucioni kërkimor-shkencor më i madh në rajon, i krijuar pas tërmetit shkatërrues të vitit 1963 në Shkup”, tregon profesor Emre Çeçen. 

Pse duhet ndjekur kursi profesional në sizmiologji “Shake It Up”

Nevoja e një eksperti të certifikuar Inxhinieri sizmik është një ndër trendet më të njohura në vendet e zhvilluara. Inxhinierët dhe arkitektët që do të ndjekin kursin dhe do të kalojnë me sukses provimin final, pajisen me certifikatë që përfaqëson njohuritë shkencore në inxhinierinë sizmike dhe tërmetet. Kursi do të zhvillohet dy ditë në javë për tetë javë në total dhe në 40% të tij përbëhet nga praktikë. Një javë e kursit i kushtohet “vlerësimit sizmik të një objekti në Tiranë” duke përdorur pajisjet më të fundit me EQ-MOBI-Lab. Një javë tjetër do të zhvillohet në Shkup në laboratorët e Institutit Sizmik me testimin e modelit në “shake table” (tavolinë vibruese).

Si mund të bëhesh pjesë e kursit?

Regjistrimet për kursin “Shake It Up” janë hapur. Të gjitha ata që kanë përfunduar tashmë studimet bachelor në inxhinieri, arkitekturë apo fusha të ngjashme, mund të aplikojnë në Universitetin Metropolitan Tirana për të ndjekur këtë kurs. Kërkesa për aplikim mund të dërgohet në adresën email admissions@umt.edu.al ose për çdo pyetje dhe informacion shtesë, mund të telefonohet në numrin 0692591493.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.