E-Shërbime

Rëndësia e Inteligjencës Artificiale në Sektorin e Energjisë Elektrike

Nga Agresa Qosja*

Në një botë ku energjia elektrike është oksigjeni i zhvillimit dhe qëndrueshmërisë sonë, inteligjenca artificiale (AI) është kthyer në mjetin e duhur për të përmirësuar prodhimin, menaxhimin dhe përdorimin e saj. Ky material do të prezantojë një hyrje në rolin të jashtëzakonshëm që ka AI në fushën e energjisë elektrike, përmes parashikimit të kërkesës dhe prodhimit të energjisë, duke ofruar shqyrtim në thellësi mbi mënyrën se si teknologjia inteligjente sjell përparime të mëdha dhe siguron një rrjet të energjisë më të qëndrueshëm dhe efikas për të ardhmen.

Prodhimi i energjisë në Shqipëri është i plotësisht i bazuar në burimet e rinovueshme, ku pothuajse 99% e energjisë prodhohet nga burimet hidrike dhe pjesa tjetër nga panelet diellore. Niveli i varësisë nga importi është varion nga 22% në vitin 2017 në 40% në vitin 2022 në krahasim me konsumin total. Pritet që investimi në panelet fotovoltaike të sjellë një përmirësim të situatës në vitet e ardhshme. Ky proces kërkon optimizimin e burimeve të disponueshme dhe ruajtjen e tyre. Njëkohësisht, rivlerësimi i potencialit të prodhimit nga burimet hidrike do të çojë jo vetëm në rritjen e kapacitetit prodhues maksimal, por gjithashtu në harmonizimin e tyre me burimet e energjisë diellore në vend.

Pse duhet përdorur AI?

Inteligjenca Artificiale është një instrument i fuqishëm për të adresuar sfidat komplekse të parashikimit në fushën e energjisë elektrike. Kjo teknologji ka kapacitetin të analizojë dhe interpretonte një shumëllojshmëri të të dhënave të rrjeteve elektrike, duke përfshirë historinë e konsumit, prodhimit, dhe ndikimet e kushteve klimaterike. Vlerësimi i sasisë së reshjeve të shiut, sasia e orëve me diell, shpejtësia edhe drejtimi i erës, temperaturat e larta janë faktorë te drejtpërdrejtë në prodhimin e energjisë. Gjithashtu, periudha e vitit në varësi të kushteve klimaterike jep një ndikim të rëndësishëm në konsumin e energjisë në lidhje më përdorimin e saj në ngrohjen edhe ftohjen e mjediseve, apo përdorimin për industri edhe shërbime të ndryshme. Përdorimi i AI mund të ndihmojë në identifikimin e tendencave të faktorëve në varësi të kohës, përmirëson të kuptuarit e ndërveprimeve komplekse midis variablave, dhe ofron një shkallë të lartë të precizitetit në parashikimin e energjisë elektrike.

Rëndësia e Metodave të Parashikimit në Energjitikë

Metodat e parashikimit në fushën e energjisë elektrike janë shpesh herë përqendruar në një mjedis tërësisht dinamik, ku çdo ndryshim në kërkesë, prodhim, ose kushtet klimaterike mund të shkaktojë efekte të ndjeshme dhe ndërlikime të mëdha. Kjo dinamikë e vazhdueshme e sektorit të energjisë elektrike kërkon përdorimin e metodash të sofistikuara dhe të përditësuara për të përmirësuar efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e rrjeteve dhe burimeve elektrike.

Në këtë kontekst, parashikimi i energjisë elektrike është një detyrë thelbësore. Pa parashikim të saktë, rrjetet elektrike rrezikojnë të përjetojnë mungesë të energjisë, humbje financiare dhe problemet në sigurinë e rrjetit. Duke shfrytëzuar metoda të ndryshme të parashikimit, si modelimet statistikore edhe rrjetat neuronike sistemet e energjisë mund të bëhen më të përshtatshme dhe të përmirësojnë performancën e tyre.

Këto metoda ndihmojnë në menaxhimin e sistemit të energjisë elektrike, duke lejuar operatorët të bëjnë planifikime të rëndësishme, të sigurojnë që energjia të jetë e disponueshme në momentet e nevojshme, dhe të zvogëlojnë humbjet e energjisë në rrjet. Ata gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të rrjetit në rast krizash dhe situatave të papritura.

Çfarë sjell përdorimi i metodave të AI në vend?

Përdorimi i teknologjisë së AI në sektorin e energjisë elektrike sjell përparime të shumta. Në planifikimin dhe menaxhimin e rrjetit elektrik, AI rrit efikasitetin e përdorimit të burimeve energjetike dhe zvogëlon humbjet në rrjet. Kjo do të thotë më shumë energji e disponueshme për konsumatorët dhe më pak humbje të energjisë, e cila përmirëson sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rrjetit.

Nëse e përdorim AI për të parashikuar kërkesën dhe prodhimin e energjisë, ne mund të përmirësojmë ndarjen e energjisë së disponueshme nëpër kohë dhe hapësirë, duke siguruar që ajo të jetë e drejtuar drejt zonave me kërkesë të lartë. Kjo ndihmon në shmangien e ngarkesave të tepërta në rrjet dhe përmirëson sigurinë e furnizimit të energjisë.

Gjithashtu, AI ndihmon në reduktimin e ndotjes së mjedisit, duke ndihmuar në planifikimin e përdorimit të burimeve të energjisë së qëndrueshme. Ky ndikim pozitiv në mjedis është i rëndësishëm për të krijuar një mjedis më të qëndrueshëm dhe të pastër për të ardhmen.

Në përfundim, Inteligjenca Artificiale është një partner i rëndësishëm në sektorin e energjisë elektrike. Duke përdorur metoda të avancuara të parashikimit dhe kapjen e lidhjeve të ndërlikuara në të dhënat, AI ndihmon në përmirësimin e efikasitetit, sigurisë dhe qëndrueshmërisë së sistemeve të energjisë elektrike. Kjo është një hap i rëndësishëm drejt një tregu të energjisë më të qëndrueshme dhe efikase.

________________________________________________________________________________________________________________

*Agresa Qosja është asistent pedagoge dhe studente i doktoraturës në Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente në Universitetin Metropolitan Tirana.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.