E-Shërbime

Vijon bashkëpunimi me IRIS Software Group për internshipin e studentëve

Për të dytin vit rradhazi, studentëve të UMT u ofrohet mundësia të kryejnë internship të paguar në Britaninë e Madhe. Kompania Iris Software Group, lider në tregun britanik, ka hapur thirrjen për aplikime e cila mund të shkarkohet në këtë link. 5 të diplomuar do t’i bashkohen ekipit të IRIS Software Group për të ndihmuar me zhvillimin dhe testimin e automatizimit.

Në edicionin e kaluar, 5 studentë të UMT u zgjodhën nga Iris Software Group për të zhvilluar internshipin pranë kompanisë, nga të cilët 1 student është punësuar.

Në sajë të punës së vazhdueshme që UMT ka bërë, studentët mund të punojnë përkrah profesionistëve të kompanive si Iris Software Group, një ndër partnerët prestigjiozë të UMT që ofron shërbim për bizneset, shkollat dhe organizatat software për më shumë se katër dekada.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.