Prezantimi i robotëve edicioni 003

-------------Edicioni 2025–2026-----------

RoboTech

12

ROBOTE

8+

QYTETE

12

SHKOLLA

003

EDICIONI

Prezantimi i projekteve

Renditur sipas rendit alfabetik

Ag-Bot

Ag-Bot

Themistokli, Raqi Qirinxhi , Korçë

Korça përfaqësohet nga AG-BOT, një robot për mbjelljen e farave që synon të sjellë një qasje të re në bujqësinë shqiptare. Përmes një mekanizmi me motor servo, ai vendos farat me saktësi në tokë, pa e dëmtuar dhe me kosto të ulët. I përshtatshëm për fermerë dhe qendra studimi, AG-BOT synon të ndihmojë në përballimin e mungesës së fuqisë punëtore. Emri i tij simbolizon një fillim të ri. Roboti pritet të testohet në terren për të vlerësuar efikasitetin dhe zbatueshmërinë e tij në kushte reale të punës.

Agryxora

Agryxora

Qemal Stafa, Tiranë

Agryxora është një robot bujqësor inteligjent i krijuar për të automatizuar procesin e mbjelljes së farave në bujqësinë moderne. Ai lëviz në mënyrë autonome në fushë, shmang pengesat dhe kryen mbjelljen me saktësi të lartë. Roboti është i rëndësishëm sepse kursen kohë, ul lodhjen fizike dhe ndihmon fermerët të rrisin prodhimin me më pak burime. Funksionon përmes sensorëve që e ndihmojnë në orientim dhe një mekanizmi të kontrolluar për shpërndarjen e farave. Agryxora përfaqëson të ardhmen e teknologjisë në bujqësi dhe një hap drejt automatizimit të qëndrueshëm dhe efikas në sektorin bujqësor.

Amon

Amon

Dhaskal Todri, Elbasan

Roboti Amon ndihmon njerëzit me aftësi ndryshe në turizëm, duke i orientuar dhe udhëzuar në hapësira të ndryshme. Ai është i menduar për persona me shikim alternativ, dëgjim të pjesshëm, si dhe për tetraplegjikë dhe paraplegjikë. Roboti funksionon si udhëzues përmes speaker-it, ekranit 7 inch dhe hartës digjitale që tregon vendndodhjen dhe destinacionin. Teknologjia e tij përfshin Arduino me sensorë infrared dhe L298N për lëvizje, si dhe Raspberry Pi për funksionet kryesore, përfshirë inteligjencën artificiale. Ai përdoret në muze, zona turistike dhe kulturore, duke përmirësuar përvojën e vizitorëve dhe aksesueshmërinë për të gjithë.

Artemis

Artemis

Partizani, Tiranë

Roboti ynë është një sistem inteligjent për monitorimin dhe menaxhimin e kushteve në bujqësi dhe agroturizëm. Ai mbledh të dhëna në kohë reale nga toka dhe ajri dhe merr vendime automatike për ujitje dhe optimizim të prodhimit. Sensoret matin lagështinë e tokës, temperaturën, lagështinë e ajrit, CO₂ dhe reshjet e shiut. Sistemi analizon të dhënat dhe aktivizon ose ndalon ujitjen sipas nevojës, duke shmangur shpërdorimin e ujit. Gjithashtu jep sugjerime për fermerët dhe ndihmon në përmirësimin e cilësisë së prodhimit dhe kursimin e burimeve në mënyrë efikase në agroturizëm modern dhe inovativ.

BerryBot

BerryBot

American British STEM Academy, Tiranë

Roboti ynë autonom quhet BerryBot dhe kryen funksione të ndryshme me fokus analizën e pjekurisë së rrushit, parametrave fizikë të detektuar nga sensorët dhe kapjen e rrushit me krah robotik. Ai synon përmirësimin e vreshtarisë duke inkorporuar teknologjinë në bujqësi. BerryBot është një produkt inovativ i shitshëm që synon revolucionarizimin e sektorit bujqësor dhe lehtësimin e punës së vreshtarëve. Dizajni i tij është koherent me temat frutore dhe floristike, duke ruajtur prakticitetin. Në përfundim, BerryBot sjell modernizim të agrokulturës shqiptare dhe një investim të qëndrueshëm për të ardhmen në vend afatgjatë të.

ChronoGuide 2.0

ChronoGuide 2.0

Asim Zeneli, Gjirokastër

ChronoGuide 2.0 është një robot inteligjent i krijuar për të përmirësuar eksperiencën turistike në Shqipëri në qytete si Gjirokastër, Shkodër, Berat, Vlorë, Korçë dhe Krujë. Ai ofron informacion për monumentet, navigim me GPS dhe asistencë në kohë reale. Mbështet 6 gjuhë dhe jep rekomandime për hotele e restorante, si dhe monitoron ajrin dhe motin. Përfshin ndihmë të parë me AI dhe chatbot. Ka website në Raspberry Pi me QR code, të dhëna në kohë reale, alarme dhe komunikim me zë për turistët modernë duke rritur sigurinë dhe ndërveprimin e përdoruesve në mënyrë sigurt.

Gregor

Gregor

28 Nentori, Shkodër

Ky projekt paraqet Gregor, një sistem robotik autonom inteligjent për agroturizëm. Roboti monitoron në kohë reale kushtet mjedisore dhe gjendjen e kulturave bujqësore përmes sensorëve të ajrit dhe tokës, si dhe computer vision, duke identifikuar dhe klasifikuar bimët. Kjo mundëson zbulimin e hershëm të dëmtuesve dhe sëmundjeve të bimëve, si dhe përdorimin e saktë të ujit dhe spërkatësve sipas nevojave të çdo bime. Të dhënat e mbledhura përpunohen dhe dërgohen në një aplikacion të dedikuar për fermerët, ku bëhet analiza e fushës dhe parashikimi i produktivitetit. Projekti rrit efikasitetin agroturistik në përgjithësi.

IgnisNav

IgnisNav

Petro Nini Luarasi, Tiranë

IgnisNav është një robot i projektuar për evakuim të shpejtë dhe raportim digjital të incidenteve, duke vepruar si një gardian inteligjent në ndërtesa moderne. Përdor Arduino dhe Raspberry Pi me sensorë ultrasonic dhe infrared për lëvizje autonome, si dhe MQ-7 për tym dhe sensor IR për flakë. Forma e tij si breshkë e bën më të mbrojtur dhe të dallueshëm në mjedise me tym. Në rast rreziku, ai udhëheq njerëzit drejt daljes më të afërt me dritë lazer dhe dërgon automatikisht email emergjence me të dhëna për ndërhyrje të shpejtë dhe të sigurt.

Liburna

Liburna

Ismail Qemali, Tiranë

Liburna është një taxibus ndryshe nga mjetet urbane tradicionale që kombinon teknologjinë moderne me frymëzim nga anijet e lashta me të njëjtin emër. Dizajni i saj nuk është vetëm estetik por edhe kuptimplotë duke krijuar lidhje me identitetin kulturor dhe duke ofruar një përvojë udhëtimi më të këndshme për qytetarët. Liburna është menduar për të gjithë me një strukturë të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara dhe me një asistent inteligjent me AI që ofron informacion në kohë reale orientim dhe mbështetje gjatë udhëtimit për ta bërë eksperiencën më të thjeshtë.

Togekiss

Togekiss

Sami Frasheri, Tiranë

Projekti Togekiss është një zgjidhje inovative që synon të ndihmojë në raste emergjente shëndetësore përmes teknologjisë. Ai përdor pajisje inteligjente dhe analiza të shpejta për të identifikuar persona në rrezik dhe për të ofruar udhëzime për ndihmën e parë në kohë reale. Gjithashtu, sistemi shërben edhe si guidë për turistët, duke i orientuar ata në ambiente të panjohura dhe duke i ndihmuar të gjejnë shërbime të rëndësishme si spitale, farmaci apo pika emergjence. Qëllimi kryesor është të rrisë sigurinë dhe të përmirësojë eksperiencën si për banorët ashtu edhe për vizitorët shumë shpejt.

Triage

Triage

Janaq Kilica, Fier

TRIAGE është një zgjidhje inovative në turizmin inteligjent që adreson mbingarkesën e vizitorëve dhe menaxhimin joefikas në atraksione turistike. Sistemi mbledh dhe analizon të dhëna mbi preferencat dhe nevojat e turistëve, duke krijuar itinerare të personalizuara të aksesueshme në telefon. Një kamerë me AI ndjek dhe asiston vizitorët në kohë reale si guidë personale. Platforma shmang zonat e mbingarkuara, rrit efikasitetin e stafit dhe mbështet turizmin e qëndrueshëm. TRIAGE funksionon edhe si startup me abonime, promovime dhe rezervime, duke synuar zgjerim kombëtar dhe ndërkombëtar në bashkëpunim me partnerë strategjikë dhe institucione lokale..

Vista

Vista

Flatrat e Dijes, Fier

Vista është një robot i fuqizuar nga inteligjenca artificiale që asiston turistët në mjediset stresuese të aeroporteve. Ai udhëheq vizitorët drejt portave, check-in, bagazheve dhe zonave të emergjencës, duke reduktuar konfuzionin dhe stresin. Vista komunikon në gjuhën e përdoruesit dhe përdor kamera për skanimin e boarding pass për orientim të saktë. Ai ndihmon veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit që nuk njohin ambientin. Në raste emergjence, detekton rreziqe dhe drejton drejt daljes së sigurt. Mund të lokalizojë fëmijë të humbur me facial recognition dhe të ndihmojë në gjetjen e shërbimeve brenda aeroportit në kohë reale për përdoruesit.