E-Shërbime

Portofoli i Studentit të Arkitekturës Redion Lamaj

Një portofol është letra e prezantimit të një arkitekti që tregon jo vetëm përvojën e punës së bërë, por një instrument që pasqyron stilin dhe personalitetin që e dallon atë nga pjesa tjetër. Redion Lamaj frymëzohet nga arkitektura me forma kubiste të qarta, që e shohim tek veprat e Adolf Loos por dhe nga arkitektura e vendeve të Mesdheut. Ballkani dikur njihej si “Lindja e Afërme” kështu që kjo lloj arkitekture mesdhetare e inspiron dhe përcillet me imazhet e objektit që ka projektuar në projektet e tij.

Portofoli i Studentit të Arkitekturës Redion Lamaj
Portofoli i Studentit të Arkitekturës Redion Lamaj

Ndër punimet më të dalluara të tij janë Residential Building, Interior design, Primary school, Hotel dhe Kullë  shumëkatëshe.

Portofoli i Studentit të Arkitekturës Redion Lamaj
Portofoli i Studentit të Arkitekturës Redion Lamaj

Ai e sheh arkitekturën si lojë shahu me rregulla loje, funksione, levizje të caktuara qe nuk mund të anashkalohen, por nga ana tjetër një pafundësi mundësish, algoritme të pafundme formë-krijimi dhe hapësire të cilat mund të të nxjerrin në përfundime nga më të ndryshmet edhe për nje hapësirë të kufizuar.

Portofoli i Studentit të Arkitekturës Redion Lamaj
Portofoli i Studentit të Arkitekturës Redion Lamaj

Si një art i aplikuar, aspektet e funksionalitetit janë shumë të rëndësishmë. Redion ka arritur që banesa rezidenciale të plotësojë kriteret e funksionalitetit dhe komfortit duke përfshirë diellëzimin, ventilimin natyral dhe harmoninë e funksioneve në raport me lëvizjen.

Portofoli i Studentit të Arkitekturës Redion Lamaj
Portofoli i Studentit të Arkitekturës Redion Lamaj

Portofolin e plotë të Redion Lamaj mund ta gjeni në këtë link: https://redilamaj15.wixsite.co…

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.