Dr. Ndricim Topalli
Lektor
Fakulteti Ekonomisë
✉ ntopalli@umt.edu.al
Dr. Ndriçim Topalli është Inxhinier Programesh dhe studiues në fushën e Inteligjencës Artificiale, me përvojë të gjerë në zhvillimin e sistemeve softuerike dhe në mësimdhënie. Ai aktualisht mban pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të Informatikës Ekonomike në Universitetin Metropolitan të Tiranës, ku është i angazhuar në drejtimin akademik, zhvillimin e kurrikulave, koordinimin e stafit dhe proceset e akreditimit institucional.
Ai ka mbi 5 vite përvojë profesionale në kompani ndërkombëtare si PAREXEL në Nottingham, Angli, ku ka kontribuar në zhvillimin e sistemeve softuerike për kërkime klinike dhe aplikime në industrinë farmaceutike. Gjithashtu, ka mbi 10 vite përvojë në mësimdhënie në fushën e Shkencave Kompjuterike me fokusin kryesor Inteligjencën Artificiale.
Dr. Topalli ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në fushën “Computer Science and Software Engineering” në University of Birmingham, Angli, si dhe doktoraturën në Shkenca Kompjuterike në University of Reading, Angli, me fokus në Inteligjencën Artificiale, Sistemet Multimodale dhe mbrojtjen e privatësisë në Sisteme Inteligjente. Fushat e tij kërkimore përfshijnë Inteligjencën Artificiale, Computer Vision, Sisteme Multimodale, Privacy-Preserving AI dhe arkitektura të Sistemeve Inteligjente të bazuara në të dhëna.
12/2019 – 12/2023 PHD në Inteligjencë Artificiale, Shkenca Kompjuterike University of Reading, Reading, England, UK
Aktualisht jam duke studiuar për doktoraturë në fushën e Inteligjence Artificiale, Machine Learning dhe Object Recognition and Privacy Protection.
09/2005 – 05/2009 MEng (Hons) Computer Science and Software Engineering, Upper Second Class (2:1) Honours University of Birmingham, Birmingham, England, UK
- Software Projects (Fly-By-Wire Interactive Learning and UML Online Sharer (team project)), Software Engineering, Network/Computer Security, Secure Programming, Programming languages (such as Java, C/C++, XML, SQL, HTML, Prolog), Computer Architecture, Networks, Operating Systems, Distributed Systems, Databases, etc.
09/2003 – 05/2005 BTEC National Diploma IT Practitioners (equivalent of 3 A-Levels); grade Distinction Distinction Distinction or 360 UCAS points.
Peoples College Nottingham, Nottingham, England, UK
- Gjatë kësaj Diplome kam mbuluar një sërë lëndësh si Sistemet Kompjuterike, Menaxhimi i faqeve në internet, Aplikacionet Softuerike, Analiza dhe Dizajnimi i Sistemesh, Projektet e IT-së së biznesit, Sistemet e ekspertëve, Ndërfaqja me Human Computer Interface, etj.
- Në përfundim të Shkollës kam marrë pikët maksimale, 360/360 pikë.
09/2004 – 05/2005 English Literature / Literature Angleze
Peoples College Nottingham, Nottingham, England, UK
- Gjatë këtij kursi kam studiuar letërsinë angleze, duke analizuar shkrime dhe drama të ndryshme si Shekspiri.