E-Shërbime

Master Profesional në Marketing Dixhital

Me zhvillimin e teknologjisë dhe krijimin e komuniteteve virtuale online, rëndësia e marketingut dixhital është gjithmonë e në rritje. Për këtë arsye, Universiteti Metropolitan Tirana ofron studimet Master Profesional në Marketing Dixhital, me synim përgatitjen e profesionistëve të rinj në këtë sektor. Në përfundim të këtij programi, studenti ka fituar njohuri të përgjithshme mbi marketingun dixhital si edhe specializohet në planifikimin dhe strategjinë e marketingut dixhital, në E-Marketing, E-CRM, studim të sjelljes konsumatore etj.

Marketingu dixhital shihet si mënyra më efektive për Kompanitë e Vogla dhe të Mesme për të konkurruar në një treg global, nëpërmjet zbatimit të parimeve të marketingut dhe përdorimit të platformave teknologjike. Studimet master në Marketing Digjital ofruar nga Universiteti Metropolitan Tirana përgatisin ekspertët e rinj në këtë fushë, për ndërtimin e marrëdhënieve direkte me klientët dhe krijimin e brandit online.

Kontakte të nevojshme

Përgjegjës Programi

Prof. As. Dr. Sopot Cama / scama@umt.edu.al

Këshiltar Akademik

Dr. Fabian Pjetri / fpjetri@umt.edu.al

Informacione të Detajuara

Kohëzgjatja

1 Vit

Numri i ECTS

60 ECTS

Formati

Full- time

Gjuha

Shqip

Shkarko Duke Klikuar

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.