E-Shërbime

Master i Shkencave në Inxhinieri Elektrike

Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Elektrike ofron një përgatitje shumë disiplinore e cila bën të mundur analizën, projektimin, realizimin dhe menaxhimin e sistemeve të prodhimit, transmetimit, shpërndarjes, konvertimit dhe përdorimit të energjisë elektrike.

Programi akademik i Masterit të Shkencave në Inxhinieri Elektrike në Universitetin Metropolitan Tirana është i strukturuar në mënyrë që t’i sigurojë të diplomuarit një vizion të plotë të aplikimeve elektronergjetike dhe automatizimit industrial, duke u ofruar në dy profile, përkatësisht Energjitikë dhe Automatizim. Procesi akademik është i ndërthurur me orët praktike, ku studentët aftësohen në laboratorët e dedikuar si Laboratori i matjeve elektrike dhe elektronike, Laboratori i komunikimit dhe procesimit të sinjaleve, Laboratori i automatizimit apo Laboratori i sistemeve të shpërndarjes së energjisë dhe pajisjeve elektronike.
Mbi këtë bazë, jepen njohuri mbi transmisionet elektrike, mbi sistemet e prodhimit dhe transmetimit të energjisë elektrike, mbi shpërndarjen dhe përdorimin e energjisë elektrike, mbi ekonominë e energjisë elektrike dhe menaxhimin e sistemeve elektrike në tregun e energjisë. Programi i studimit ofron edhe praktika profesionale pranë institucioneve me të cilat universiteti ka marrëveshje bashkëpunimi.

Kontakte të nevojshme

Përgjegjës Departamenti

Prof. Assoc. Dr. Lutfi Saqe lsaqe@umt.edu.al

Koordinator i Programit

 

Informacione të Detajuara

Kohëzgjatja

2 Vite

Numri i ECTS

120 ECTS

Formati

Full- time

Gjuha

Shqip

Shkarko Duke Klikuar

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.