E-Shërbime

Kurse përgatitore të Maturës Shtetërore

Universiteti Metropolitan Tirana nis kurset përgatitore për provimet e Maturës Shtetërore në lëndët e matematikës dhe të ekonomisë. Për shkak edhe të situatës së pandemisë globale dhe distancimit fizik, kurset do të ofrohen tërësisht online përmes platformës GoToMeeting.
Kursi i matematikës do të zhvillohet nga Prof. Dr. Shpëtim Bozdo çdo të martë dhe të enjte në orën 16:00, ndërsa kursi i lëndës së ekonomisë do të zhvillohet nga Dr. Anila Bani çdo të premte në orën 16:00.
Të gjithë maturantët që dëshirojnë të ndjekin këto kurse online, duhet të plotësojnë këtë formular: https://forms.gle/Q4siUet3fzip…
Ofrimi i kurseve përgatitore për provimet e Maturës Shtetërore është një traditë disavjeçare e Universitetit Metropolitan Tirana, e cila nuk mund të mungonte as këtë vit. UMT i uron suksese të gjithë maturantëve!

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.