Universiteti Metropolitan Tirana falë angazhimit të tij në programin Erasmus + dhe bashkëpunimit me Universitetin Seville, në Spanjë hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete.
Niveli i mobilitetit:
- – Mobilitet për trajnim;
Kush mund të aplikojë:
Mund të aplikojnë stafi i Universitetit Metropolitan Tirana
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë (plus 2 ditë udhëtim)
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor sipas programit Erasmus +, 160 euro në ditë;
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- – Kopje e pasaportës;
- – CV dhe listë e publikimeve (në gjuhën angleze);
- – Vërtetim punësimi (në gjuhën angleze);
- – Letër Motivimi
- – Plani i mobilitetit për trajnim;
Formati i planit të mobilitetit mund të shkarkohet në adresën: https://www.uaic.ro/en/international/erasmus-programme-with-partner-countries/forms/
Për më shumë lidhur me plotësimin e dokumentit të planit të mobilitetit referohuni udhëzuesit të mobilitetit në adresën: https://umt.edu.al/udhezues-mbi-mobilitetin-e-stafit
Afati për aplikim: 29 Prill, 2022
Për të aplikuar ju lutemi të dorëzoni dokumentet të skanuara me e-mail në adresën iro-projects@umt.edu.al ose dorazi në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin Metropolitan Tirana.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro-projects@umt.edu.al
UMT ju uron suksese në aplikimin tuaj!



