E-Shërbime

Projektet më të mira në “RoboTech”, shpallen gjimnazet fituese në konkursin e parë të robotikës

Projektet më të mira në “RoboTech”, shpallen gjimnazet fituese në konkursin e parë të robotikës

Shpallen gjimnazet fituese në kompeticionin RoboTech, në ceremoninë finale që bëri bashkë emra të njohur të botës akademike, polikëbërjes, inovacionit në një event unik dedikuar të rinjve të kryeqytetit dhe pasionit të tyre për robotikën.

RoboTech, konkursi i parë i robotikës mes gjimnazeve të Tiranës kurorëzoi fituesit në mbrëmjen gala. Pas tre muajsh intensivë, dhjetëra nxënës pjesëmarrës në konkursin e organizuar nga Universiteti Metropolitan Tirana dhe Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri prezantuan punimet e tyre në robotikë duke propozuar zgjidhje inteligjente për probleme të ndryshme si ndotja e mjedisit, trafiku, maksimizimi i ofertës turistike, shpërndarja e produkteve në banesa, transporti ekologjik etj., duke e bërë elektrizuese garën dhe shumë të vështirë vendimin e jurisë.

Të pranishëm në natën finale ku u vlerësuan punimet më të mira ishin Ministri i i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve Bora Muzhaqi, Presidenti i Universitetit Metropolitan Tirana Ing. Arjan Çukaj, Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat Eduard Shalsi, Drejtoresha e COD Eridana Çano, ekspertë të inovacionit, pedagogë, përfaqësues të gjimnazeve të Tiranës dhe shumë pasionantë të teknologjisë, robotikës dhe inteligjencës artificiale.

Ky edicion i parë i RoboTech u mbështet nga Fondacioni Mediatik Dritan Hoxha, GIZ Albania dhe EU for Innovation, Qendra Tumo, FM Reklama dhe Intech.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja vlerësoi maksimalisht këtë kompeticion, duke e quajtur kontribut shumë të çmuar për ekosistemin në Shqipëri.

“Inovacioni është mision për shoqërinë tonë. Inovacioni nuk është më një trend, por një domosdoshmëri. Shoqëritë, kompanitë, organizatat dhe gjithçka që konkurron sot në treg që nuk inovojnë janë të destinuara të përballen me sfida dhe janë të destinuara të bien në regres. Ne duam të standardizojmë edhe rregullat që të vlerësojmë cilat janë idetë, iniciativat më të mira që t’i dallojmë dhe të investojmë në to”, tha ndër të tjera Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Po ashtu, Drejtoresha e COD u shpreh entuziaste për këtë nismë, që ndihmon maturantët në përthithjen e dijeve praktike.

“Jam shumë e lumtur që përmes kësaj iniciative që erdhi për herë të parë në COD një fokus i veçantë iu dha zhvillimit dhe përvetësimit të teknologjive inteligjente në një kohë kur Qeveria Shqiptare po mbështet gjithmonë e më shumë progresin e ekosistemit të startupeve dhe inovacionit, gjithashtu edhe përkrahjen e inteligjencës artificiale. E kam mbështetur që në fillim idenë për këtë bashkëpunim me Universitetin Metropolitan, për këtë projekt shumë interesant. Kënaqësia më e madhe ishte kur pashë se ky konkurs inovativ arriti t’iu sigurojë maturantëve të pasionuar të robotikës një mjedis ku të mësojnë përmes praktikës si funksionojnë sistemet robotike”, tha Eridana Çano, Drejtoreshë e Përgjithshme e COD.

Presidenti i UMT Arjan Çukaj tha se RoboTech është një tjetër nismë sfiduese e Universitetit Metropolitan, që përtej shkencave kompjuterike, inxhinierisë, arkitekturës dhe ekonomisë, tashmë afirmohet si institucioni i pare në Shqipëri që të gjithë ciklin e programeve bachelor, master dhe doktoraturë në Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente.

Robotech ka një ka një histori shumë frymëzuese sepse lindi si një ide brenda Universitetit Metropolitan, nga studentët tanë, siç është studenti Gledi Taçe, me mbështetjen e pedagogëve, në formën e klubit studentor e më pas duke ofruar trajnime për nxënësit e gjimnazeve. “RoboTech” nuk është thjesht një konkurs, por një nismë e fuqishme që synon të nxisë kreativitetin dhe talentin e nxënësve. Ky është një hap i madh përpara për të inkurajuar njohuritë në botën e teknologjisë së avancuar. Ne kemi krijuar këtë platformë si një mjedis tërheqës dhe përkrahës, ku nxënësit patën mundësinë të eksplorojnë, të ndërtojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre”, u shpreh Çukaj.

 

Gjithashtu Presidenti i UMT vlerësoi prezencën e Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit duke ofruar partneritet në modernizimin e shërbimeve publike dhe ofrimin e produkteve innovative.

Unë dua t’ju ofroj sot bashkëpunimin tonë zoti Ministër, me gjithë ekipet tona, pedagogët dhe ekspertët më të mirë të inovacionit, robotikës, inteligjencës artificiale, kodimit, shkencave kompjuterike që të realizojmë atë që tashmë prej vitesh e themi: kohezionin mes politikëbërjes, universitetit dhe sektorit privat me një qëllim të vetëm: Të zhvillojmë të rinjtë duke u ofruar alternativa mëse dinjitoze për të qëndruar në Shqipëri, sepse mundësitë janë të shumta. E kush më mirë se një universitet që zotëron dijen shkencore, resurset dhe energjinë mund ta bëjë këtë, por për të dhënë edhe një shembull të mirë, për të ndërtuar një simbol kuptimplotë të bashkëpunimit mes sektorit publik dhe universitetit”, tha zoti Çukaj.

Ndërkohë juria e përbërë nga emra të njohur të fushave të ndryshme si producenti Ledion Liço, Edona Bilali, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Eridana Çano, Drejtoreshë e COD, Ardit Gavani nga kompania inTech, Evis Plaku, doktorant në fushën e inteligjencës artificiale në UMT, Sokol Bardhi, Këshilltar në MEKI dhe Shqipe Berisha, Drejtoreshë e Tumo.

Mes shumë punimeve cilësore, Çmimi i parë u fitua nga gjimnazi “Ismail Qemali”, ndërsa çmimi i dytë nga gjimnazi “Andon Zako Çajupi” dhe çmimi i tretë nga gjimnazi “Sami Frashëri”. Gjithashtu, përgjatë dy ditëve qytetarë të ndryshëm patën mundësi të vizitojnë ekspozitën e robotëve në COD, ku votuan të preferuarin e tyre me Çmimin e Publikut që iu akordua gjimnazit “Ibrahim Rugova”.

Gjithashtu u dhanë cmimet:
Best Innovators Team u fitua nga gjimnazi  ”Ibrahim Rugova”
Best Creative Team u fitua nga gjimnazi ”Kristaq Rama”
Best Team u fitua nga gjimnazi ”Partizani”
Best Wonder Team u fitua nga gjimnazi ”Besnik Sykja”
Best Green Team u fitua nga gjimnazi ”Petro Nini Luarasi”
Best Social Robot u fitua nga gjimnazi ”Qemal Stafa”
Çmimi i Publikut u fitua nga gjimnazi ” Ibrahim Rrugova”
Çmimi i Imazhi u fitua nga gjimnazi  ”Ismail Qemali ”
Çmimi i Piramidës u fitua nga gjimnazi ”Ismail Qemali ”

Në këtë edicion të parë të kompeticionit robotech të organizuar nga Universiteti Metropolitan Tirana dhe Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri morën pjesë gjimnazet “Partizani”, “Besnik Sykja”, “Petro Nini Luarasi”, “Andon Zako Cajupi”, “Ismail Qemali”, “Kristaq Rama”, “Qemal Stafa”, “Ibrahim Rugova” dhe “Sami Frashëri”.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.