Pas një gare të fortë dhe shumë sfiduese në nivel kombëtar, këta të rinj të talentuar në fushën e ekonomisë kanë arritur të sigurojnë vendin e tyre në finalen ndërkombëtare të Olimpiadës Ndërkombëtare të Ekonomisë (IEO) 2026.
- Raitin Kola – Vendi i parë
- Bora Bajraktari – Vendi i dytë
- Chloe Tirana – Vendi i tretë
- Ravesa Demneri – Vendi i katërt
- Irda Elezi – Vendi i pestë
Me njohuri të thella, mendim kritik dhe aftësi të shkëlqyera analitike, ata do të përfaqësojnë Shqipërinë në një nga kompeticionet më prestigjioze në botë, që këtë vit zhvillohet në Shenzhen, Kinë.
Një eksperiencë unike që bashkon të rinj nga e gjithë bota, ku konkurrenca, bashkëpunimi dhe inovacioni ecin krah për krah.
Suksese në këtë rrugëtim ndërkombëtar!



