-
Universiteti Metropolitan Tirana mbështet dhe promovon pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë (IEO), një konkurs prestigjioz global që zhvillohet çdo vit në fushat e ekonomisë dhe financës. Shqipëria u përfaqësua për herë të parë në këtë olimpiadë në vitin 2021.