- This event has passed.
Nga teoria në praktikë: Rilevimi fotogrametrik i një monumenti kulture!
Në kuadër të lëndës Projektimi dhe Rilevimi 2D në Arkitekturë, studentët e Arkitekturës në #UMT zhvilluan një vizitë studimore në terren pranë Tyrbes së Nuses, Monument Kulture i Kategorisë I, ku realizuan procesin e dokumentimit përmes metodës së rilevimit fotogrametrik, duke përdorur pajisjen DJI Matrice 4E.
Gjatë këtij aktiviteti, studentët u njohën nga afër me zbatimin praktik të kësaj teknologjie, e përdorur gjerësisht në dokumentimin, restaurimin dhe rikualifikimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua ruajtjes së integritetit fizik të objektit, duke ndërthurur përvojën praktike me përgjegjësinë ndaj trashëgimisë sonë kulturore.
Aktivitete të tilla u japin studentëve mundësinë të përvetësojnë metoda bashkëkohore të punës dhe të kuptojnë rëndësinë e teknologjisë në dokumentimin dhe mbrojtjen e arkitekturës historike.Aktiviteti u zhvillua nën drejtimin e pedagogëve të lëndës, Dr. Jeton Pekmezi dhe Dr. Frida Dragusha Dibra.