E-Shërbime

Doctorate’s Day, doktorantët prezantojnë punimet e tyre në Inteligjencë Artificiale

Doctorate’s Day, doktorantët prezantojnë punimet e tyre në Inteligjencë Artificiale

Në kuadrin e diseminimit dhe të vlerësimit të aktivitetit kerkimor në fushen e Inteligjencës Artificiale dhe Sisteme Inteligjente (AI&IS), Shkolla e Doktoraturës në AI&IS e UMT organizoi më 18 dhjetor “Doctorate’s Day” ku morën pjesë doktorantët aktualë, ato të regjistruar rishtaz për vitin akademik 2023-2024, udhëheqësit e doktoraturave si dhe drejtues të UMT.
Në këtë takim doktorantët Msc. Anxhelo Shehu, Msc. Evis Plaku paraqiten temat e tyre të studimit, rezultatet e arritura si dhe perspektivën e kërkimit të tyre shkencor për vitin e ardhshëm. Në këtë takim duhet të theksohet pjesëmarrja e Rektorit te Universitetit Metropolitan Tirana (UMT), Prof. Dr Nikolla Civici, të Prof. Dr. Arben Asllani, Profesor në Universitety of Tennessee Chattanoooga (USA), vlerësues i periudhës një vjeçare të aktivitetit shkencor të Anxhelo Shehu dhe Elvis Plaku, të Prof. Ass. Ligor Nikolla, Dekani i Fakultetit të Shkencave Komputerike dhe IT të UMT, të Prof. René Natowicz, Prof. Ass. në ESIEE Paris/ Université Gustave Eiffel, të Prof. Dr Arben Cela, Profesor në ESIEE Paris/ Universté Gustav Eiffel France, të Dr. Igli Hakrama, Drejtor i Qendrës së Inovacionit të UMT, si dhe të pedagogëve dhe udhëheqësve të doktorantëve aktualë dhe atyre të rregjistruar në këte vit akademik të UMT.
Diskutimet rreth të tre temave të doktoraturës, të cilat mund ti gjeni më poshtë, ishin tepër interesante dhe vunë theksin tek rëndesia e fushave të zbatimit të AI&SI, tek metodologjia e aplikuar në kërkim dhe tek rezultatet e arritura. Vlen të përmenden vlerësimet pozitive të bëra nga të pranishmit dhe nga vlerësuesi, Prof. Dr. Arben Asllani, për të tre doktorantët por në veçanti për Msc. Elvis Plaku, për qartësinë e prezantimit, metodologjinë e aplikuar dhe rezultatet e arritura.
Doktorantët e regjistruar këtë vit akademik, 2023-2024, Dr. Kleida Mati, Msc. Kledia Tirana, Msc. Mehmet Zirek, Msc. Enes Ststoli, Msc. Oriod Malo, patën mundësi të asistojnë në një diskutim tepër strukturues lidhur me metodologjinë e kërkimit shkencor, të vlerësimit të rezultateve të arritura dhe në vendosjen e një perspektive të qartë të kërkimit për vitin në vazhdim.

PhD Candidate: Anxhelo Shehu
Tema: Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit me anë të mamografisë
Ky punim synon detektimin e hershëm të kancerit të gjirit përmes përdorimit të mamografisë.

Objektivi kryesor është krijimi i një sistemi të avancuar AI për analizën dhe klasifikimin e imazheve mamografike, duke ulur shkallën e kompleksitetit dhe rritur sensitivitetin.
Për të arritur këtë qëllim, janë përdorur algoritme të inteligjencës artificiale dhe metoda të të mesuarit të thelle bazur mbi informacionet e nxjerra nga vetë mamografit.
Metodat e krijuara tentojnë të reduktojnë numrin e parametrave në hyrje me mbi 780 herë, duke siguruar marën e informacionit nga zonat me prevalencë më të madhe për të qenë kancer. Modelet e ardhshme synojnë të ruajnë një balancë midis zvogëlimit të parametrave dhe rritjes së sensitivitetit.

PhD Candidate: Agresa Qosja
Tema: Parashikimi i prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike me anë të metodave Machine Learning
Ky studim fokusohet në sfidat kryesore në menaxhimin efektiv dhe të qëndrueshëm të energjisë së rinovueshme. Puna përqëndrohet në parashikimin e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri përmes përdorimit të metodave inovative të Machine Learning.
Përdorimi i inteligjencës artificiale, nëpërmjet metodave të kombinuara, shërben si mjet i fuqishëm për identifikimin dhe vlerësimin e faktorëve të jashtëm që ndikojnë në konsum dhe prodhim. Grupimi dhe analiza e të dhënave sipas rajoneve të ndryshme klimaterike dhe ekonomike paraqesin rritje në saktësinë e metodave të parashikimit.
Synimi final i këtij punimi është të ofrojë rezultate konkrete dhe përdorshme që mund të ndihmojnë institucionet përkatëse në përmirësimin e performancës aktuale në menaxhimin e energjisë elektrike.

PhD Candidate: Evis Plaku
Tema: Navigimi Autonom i një Roboti në Zona të Sigurta
Objektivi i këtij punimi është të eksplorojë mundësinë e navigimit autonom të një roboti në terrene komplekse dhe sfiduese, duke i dhënë gjithmonë prioritet lëvizjes në zona të sigurta.
Ky punim integron algoritmet e inteligjencës artificiale në fushën e robotikës dhe navigimit autonom.
Navigimi i sigurtë i sistemeve robotike është një fushë që ofron aplikime të shumta në sferën e robotikës industriale, navigimit autonom të makinave brenda korsive, dhe në zhvillimin e pajisjeve mjekësore robotike që kujdesen për sigurinë e pacientit.
Puna e deritanishme e doktorantit Evis Plaku është materializuar me një publikim shkencor në Konferencën e 20të të Informatikës në Kontroll, Automatizim dhe Robotikë, të zhvilluar në Romë, Itali më datat 13-15 Nëntor.

Në Universitetin Metropolitan Tirana, Shkolla e Doktoraturës në Inteligjence Artificiale vazhdon të synojë objektivin kryesor të garantimit të cilësisë së lartë në përzgjedhje dhe në formimin e doktorantëve. Përpjekjet e kësaj shkolle përqëndrohen në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për kerkim shkencor dhe pjesemarrjen e profesoreve te huaj nga Evropa apo USA ne ekipet drjetuese te doktoraturave.
Ky program doktorature, i cili ofrohet duke financuar plotësisht studimet për doktorantët (tarife zero regjistrimi dhe pagese mujore per doktorantet si Lektore ne UMT), inkorporon një model të ngushtë bashkëpunimi dhe bashkëregjistrimi me institucione të njohura ndërkombëtare ne Evrope dhe ne USA.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.