E-Shërbime

Ditët finale të Start-Up City 3: Juria, çmimet dhe idetë që konkurrojnë

Start-Up City 3 po i afrohet fazës finale, ku 13 idetë më të mira të biznesit do të konkurrojnë për çmimin e parë prej 2500 euro, por edhe çmimet e tjera si Startup-i më i mirë në teknologji, Sipërmarrësi më i mirë apo Startup-i më inovator.
Start-Up City organizohet nga UMT, Metropolitan Incubator dhe Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa partnerë zyrtarë janë OTP Bank Albania, Fondi Sigal, Metro Design dhe Business Mag Albania.

Nga 43 aplikime, 13 kanë kaluar në fazën finale dhe do të prezantojnë përpara jurisë në datën 17 maj, ora 10:00, në një event që mund të ndiqet live përmes platformës Zoom:  https://zoom.us/j/4951588286 dhe në livestream në faqen zyrtare Facebook të Universitetit Metropolitan Tirana. Ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të organizohet në datën 18 maj, ora 11:00. Vendi i parë do të shpërblehet me 2500 euro, vendi i dytë me 1000 euro ndërsa vendit të tretë do t’i ofrohet mentorim dhe inkubim në Metropolitan Incubator.

Idetë e biznesit do të vlerësohen në bazë të një formulari ku përfshihet ideja e biznesit, inovacioni, analiza financiare, studimi i tregut dhe i konkurrencës si edhe prezantimi dhe realizueshmëria.

13 idetë që do të prezantojnë në fazën finale janë I-Move, Forest Kids, IntellDrive, Click to Eat, Tbot, OctoApp, BioTech, Albanian Tech Tour, Parklik, Atelie dhe Butik Kozeta, Romix, Margjelo Filigran dhe ShkruajShqip.Al.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.