E-Shërbime

Certifikim nga Cisco Networking Academy

Janë certifikuar studentët e parë nga CISCO Networking Academy përgjatë kurseve që ata ndjekin në programit të studimit në UMT. Kjo bëhet e mundur në sajë të përputhshmërisë që kanë lëndët e zhvilluara gjatë procesit mësimor me modulet CISCO si për shembull:

▪️IoT
▪️Cybersecurity
▪️Network
▪️NDG Linux
▪️CLA Programming
▪️Cisco Packet Traces
▪️PCAP: Programing in Python
▪️C++

Certifikimi nga Cisco Networking Academy ndihmon në zhvillimin e karrierës së studentëve dhe është një vlerë e shtuar për ta në tregun e punës. Zhvillimi i trajnimit dhe marrja e certifikatës ofrohen për studentët e UMT pa asnjë kosto shtesë.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.