Universiteti Metropolitan Tirana zhvillon kërkimin shkencor dhe formimin e studiuesve të rinj përmes programeve doktorale të orientuara drejt inovacionit, ekselencës akademike dhe sfidave të së ardhmes. Shkollat e Doktoraturës ofrojnë një mjedis bashkëkohor dhe ndërkombëtar, ku doktorantët zhvillojnë kërkim të pavarur, angazhohen në projekte dhe publikime shkencore dhe bashkëpunojnë me studiues e institucione partnere në Shqipëri dhe jashtë saj. Bashkëpunimet me universitete dhe qendra kërkimore në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara krijojnë mundësi për mobilitet akademik, projekte të përbashkëta, bashkëudhëheqje dhe, sipas marrëveshjeve përkatëse, diploma të përbashkëta ose të dyfishta. Nëpërmjet këtyre programeve, UMT synon të kontribuojë në zhvillimin e një brezi të ri studiuesish dhe ekspertësh, duke lidhur kërkimin shkencor me inovacionin dhe nevojat e shoqërisë, ekonomisë dhe industrisë.
Kohëzgjatja: 3–4 vite doktoraturë ndërkombëtare dhe 3–5 vite doktoraturë kombëtare
Gjuha: Kriter pranimi: njohuri të gjuhës angleze në nivelin B2.
Tarifa e Studimit: Tarifa e Studimit është zero dhe doktorantët përfitojnë një bursë prej 800 euro neto në muaj.
Financimi dhe Statusi i Doktorantëve: Financimi i programit mbështetet nga Universiteti Metropolitan Tirana, programe kombëtare dhe ndërkombëtare financimi, si Ambasada Frabceze ne Tirane, si dhe nga iniciativa të ndryshme të mobilitetit dhe bashkëpunimit akademik. Kohëzgjatja standarde e studimeve doktorale është tre vite, gjatë të cilave doktorantët zhvillojnë aktivitet kërkimor intensiv në UMT dhe në institucionet partnere ndërkombëtare. Programi synon të përgatisë studiues dhe profesionistë të nivelit të lartë, të aftë për të kontribuar në zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe sistemeve inteligjente në nivel akademik, industrial dhe shoqëror.
Kriteret e aplikimit
Studentët duhet të kenë përfunduar studimet e larta në fushën e kërkuar dhe të zotërojnë një diplomë të nivelit të dytë, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose diplomë sipas sistemit të vjetër të (DIND).
Mesatare mbi 8 në studimet e ciklit të parë dhe të dytë, përjashtuar raste të veçanta të gjykuara nga komisionet përkatëse për dhënien e gradës shkencore “Doktor”.
Dëshmi zotërimi të paktën të gjuhës angleze, niveli B2, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Rekomandime nga persona që gëzojnë titull shkencor dhe njohin aftësitë akademike e profesionale të kandidatit.
Demonstrim dhe zbatim i standardeve më të larta shkencore dhe etike gjatë gjithë periudhës së kërkimit dhe jo vetem.
Dosja personale e aplikimit
Aplikanti dorëzon në sekretarinë mësimore një dosje që përmban dokumentet e mëposhtme. Të gjitha kopjet duhet të jenë të noterizuara aty ku kërkohet.
- CV-ja e plotë e kandidatit
- Kopje e noterizuar e diplomave dhe listave të notave (cikli I, II ose i integruar). Diplomat e huaja shoqërohen me ekuivalentim nga MAS.
- Fotokopje e kartës së identitetit / pasaportës
- 2 (dy) fotografi
- Dy rekomandime nga personeli akademik me titull “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”
- Dëshmi e gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar)
- Dëshmi për kualifikime, trajnime, artikuj shkencorë ose pjesëmarrje në konferenca
- Vërtetim nga qendra e punës
- Vetëdeklarim për zbatimin e standardeve shkencore dhe etike
- Letër motivimi
- Dëshmi për kualifikime, trajnime, artikuj shkencorë ose mjedise në konferencë