Kursi i Auditimit të Energjisë
Kursi i Auditimit të Energjisë ofron mundësinë për inxhinierët dhe arkitektët për t’u pajisur me një certifikatë për auditimin dhe matjen e Performancës së Energjisë në ndërtesa ose industri, duke marrë titullin “Auditues energjie”. Kursi jep bazat metodologjike për kryerjen e auditimeve përkatëse bazuar në legjislacion dhe standardet bashkëkohore për performancën e energjisë së ndërtesave.
Ky kurs është i fokusuar në bazat e auditimit në energji, ndërsa pjesëmarrësit sipas interesave të tyre mund të specializohen në auditimin energjitik në ndërtesa, auditimin energjitik në procese energjitike apo auditimin energjitik në transport. Drejtor Didaktik i këtij kursi është Dr. Klaus Vogstad, themelues dhe drejtues i disa kompanive në Norvegji dhe jo vetëm, të cilat operojnë në sektorin e eficencës energjetike. Klaus Vogstad, mban titullin Doktor Shkencash dhe është pjesë e stafit akademik në “Norwegian University of Science and Technology” si dhe njëkohësisht pjesë e stafit akademik pranë “Universiteti Metropolitan Tirana” prej vitit 2017.
Kursi i Auditimit të Energjisë ofron mundësinë për inxhinierë dhe arkitektë të specializohen dhe të certifikohen për auditimin dhe matjen e performancës së energjisë në ndërtesa dhe industri, duke fituar titullin “Auditues Energjetik”.
Kursin e Auditimit të Energjisë mund ta ndjekin të diplomuarit në bachelor dhe master, profesional ose shkencor, në programet Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Mjedisi, Urbanistikë dhe Arkitekturë.
Pikat kryesore të kursit:
- Bazat metodologjike për kryerjen e auditimeve sipas standardeve dhe legjislacionit modern.
- Specializime të mundshme në auditimin energjitik për ndërtesa, procese energjitike.
- Drejtor Didaktik: Dr. Klaus Vogstad, ekspert i njohur ndërkombëtar dhe anëtar i stafit akademik të “Norwegian University of Science and Technology” dhe “Universitetit Metropolitan Tirana”.
Kush mund të aplikojë:
Të diplomuar në Bachelor/Master profesional ose shkencor në:
- Inxhinieri Mekanike
- Inxhinieri Elektrike
- Inxhinieri Ndërtimi
- Inxhinieri Mjedisi
- Urbanistikë dhe Arkitekturë
Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
- Diplomë Universitare (fotokopje e noterizuar bachelor dhe master)
- Listë notash (fotokopje e noterizuar bachelor dhe master)
- Kartë Identiteti (fotokopje)
- CV
- Certifikata të tjera kualifikimi
- Dy fotografi (formati 3×4)